Shqipëria
Rritet numri i turistëve zviceranë në Shqipëri
Në gjashtëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 34,6 %
Muaji qershor e ka gjetur Shqipërinë të mbushur me turistë, si asnjë vit më parë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në qershor 2019 hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë 630.334. Krahasuar me qershorin 2018, ky numër është rritur me 27,0 %.
Vendin e parë e mbajnë shtetasit nga Kosova, me një rritje të ndjeshme prej 55% në raport me të njëjtin muaj të një viti më para. Në total kanë hyrë 213.5 mijë shtetas nga Kosova. Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, ata janë dyndur në plazhet e Shqipërisë, duke shfrytëzuar sidomos fundjavat, transmeton Monitor.
Në vend të dytë janë maqedonasit, me rreth 68 mijë hyrje dhe rritje 14,3, përcjell albinfo.ch.
Nga Greqia kanë hyrë 10% shtetas më shumë (rreth 46 mijë).
Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar edhe të italianëve, hyrjet e të cilëve u rritën me rreth 9% (41.5 mijë).
Rritje të ndjeshme kishin turistët nga Anglia, me 34% (14.3 mijë) dhe sidomos nga Mali i Zi, me 35% (rreth 38 mijë hyrje).
Të ardhurit nga Zvicra u rritën ndjeshëm me rreth 55%, por gjithsesi ata mbetet shumë të paktët në numër, në rreth 5 mijë persona.
Të vetmit që po e “braktisin” Shqipërinë janë polakët, të cilët ishin të parët që e “zbuluan” atë.
Sipas Instat, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
95% e shtetasve të huaj kanë ardhur për pushime, ose për vizitë te familjarët, (emigrantë me pasaportë të huaj).
Në gjashtëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 34,6 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 6,4 %.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












