Integrimi
Alea Mehaj, 7-vjeçarja shqiptare në botën e Hollivudit
Talentja e rrallë, 7-vjeçarja shqiptare, Alea Mehaj, e lindur dhe rritur në Norvegji, ka arritur suksese të jashtëzakonshme duke konkurruar në Olimpiadën e Artitit Skenik, që është duke u mbajtur në Hollivud të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton RTK.
Talentja shqiptare, Alea Mehaj, familja e së cilës është nga Peja, është pjesë e ekipit kombëtar norvegjez dhe përfaqëson këtë vend në Olimpiadën e Artit Skenik në Hollivud, përcjell albinfo.ch.
Alea e vogël përbën fenomen edhe për vetë ekipin e Norvegjisë, pasi është artistja me moshën më të re që ka regjistruar ky ekip ndonjëherë dhe që po merr pjesë në gara ndërkombëtare të niveleve më profesionale ndërkombëtare.
Alea Mehaj për RTK tha se është shumë e kënaqur që po merr pjesë në ketë garë prestigjioze.
“Është një garë e jashtëzakonshme me mbi 80 shtete që konkurrojnë. Konkurrenca e tillë gjithsesi që është motivuese”, tha Mehaj, duke mos fshehur entuziazmin.
Alea në Holivud përveç se me ekipin norvegjez, ka fluturuar edhe me një pjesë të familjes së saj që e mbështesin talentin e saj të rrallë për moshën që ka.
“Jam shumë e kënaqur normalisht që marr pjesë. Është gjë e rrallë. Por lumturia e plotë do të ishte sikur të më jepej mundësia të garoja për Kosovën. Mbetet ëndrra ime”, i tha RTK-së Alea Mehaj nga Hollivudi, ku po merr pjesë.
Ajo u ka dërguar një përshëndetje të gjithë shqiptarëve, përmes një fotografie, ku shihet duke bërë shqiponjën dykrenare.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













