Bota
Merkel tashmë qëndron ulur kur intonohet himni gjerman
Ajo shpjegoi se ishte ende në një fazë trajtimi por edhe se kishte pasur përmirësim të dukshëm
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qëndruar e ulur ndërsa intoneheshin himnet kombëtare gjatë një ceremonie zyrtare, në dukje për të parandaluar përsëritjen e dridhjeve të pakontrollueshme përmes një ndryshimi të rrallë protokolli.
Pasi priti kryeministrin e ri të Danimarkës, Mette Frederiksen, në hyrje të ndërtesës së qeverisë, Merkel, duke buzëqeshur, iu drejtua një podiumi ku të dy liderët zunë vendet e tyre.
Lëvizja e pazakontë vjen një ditë pasi në një ceremoni të ngjashme, kancelarja Merkel u pa të dridhej në mënyrë të pavullnetshme, për të tretën herë në publik në më pak se një muaj, duke ngritur pikëpyetje të reja për shëndetin e saj. Merkel nisi të dridhej ndërsa luheshin himnet kombëtare në pritjen e kryeministrit finlandez, Antti Rinne, transmeton TCH.
Vetëm një orë më vonë, ajo doli në një konferencë për shtyp, siç ishte planifikuar dhe u tha gazetarëve se shëndeti i saj nuk ishte shqetësues, përcjell albinfo.ch.
Ajo shpjegoi se ishte ende në një fazë trajtimi, por edhe se kishte pasur përmirësim të dukshëm.
“Më duhet të jetoj me këtë për pak kohë”, tha Merkel, që mbush 65 vjeç javën e ardhshme. “Ashtu siç ka ardhur, një ditë do të largohet gjithashtu”, shtoi ajo.
Merkel ka qenë liderja e ekonomisë më të madhe të Evropës prej 14 vjetësh. Shpesh ajo është quajtur liderja me më shumë ndikim e BE-së dhe gruaja më e fuqishme në botë. Ajo ka thënë se do të largohet nga politika në fund të mandatit të saj, më 2021.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














