Kosova
Shtyhet Festivali i Gastronomisë në Prishtinë
Ishte paralajmëruar për datat 13-14 korrik në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Por organizatorët tashmë kanë bërë të ditur se Festivali i Gastronomisë do të shtyhet për shkak të motit të papërshtatshëm. Megjithatë, ende nuk kanë dhënë ndonjë datë të re.
“Ju njoftojmë se kemi vendosur ta shtyjmë datën e mbajtjes së festivalit për shkak të motit me shi dhe të papërshtatshëm që do të jetë këtë fundjavë. Shumë shpejt do t’ ju njoftojmë për datat e reja! Ju kërkojmë falje dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj. Ju faleminderit të gjithëve për interesimin e madh për të qenë në festival, shihemi së shpejti! Ju mirëpresim”, thuhet në njoftim.
Siç kanë bërë të ditur organizatorët, synimi kryesor i festivalit është njohja e gastronomisë mbarëkombëtare dhe nxitja e shkëmbimit të përvojave mes kuzhinierëve kombëtarë shqiptarë, të cilët operojnë në mbarë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










