Turizëm
Eurostat: Shqipëria, destinacioni i parë i turistëve grekë
Gjatë vitit 2017, shtetasit grekë, vendi i të cilëve është anëtar i Bashkimit Europain, patën si destinacion të parë turistik Shqipërinë, doli nga të dhënat e agjencisë europiane të statistikave, Eurostat, sipas faqes zyrtare të kësaj të fundit, ec.europa.eu.
Sipas Eurostat-it, në raportin me titull ”A është vendi juaj popullor për turistët”, raport që i referohet të dhënave të vitit 2017, Shqipëria rezulton destinacioni kryesor i turistëve grekë me 2,1% të netëve të shpenzuara.
Ndërkohë, vendi i dytë i destinacionit të tyre ishte Gjermania me 1% dhe më pas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1%.
Ardhja e turistëve grekë në Shqipëri lidhet me faktin se në këtë vend anëtar të BE-së jetojnë rreth 40% e emigrantëve shqiptarë.
Por, grekët që vijnë me pushime në Shqipëri shpenzojnë pak, rreth 27 euro në ditë, ndërkohë që rrinë rreth 11 net, transmeton ATSH.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













