Tematike
Vazhdon paqartësia: 10 apo 8 vjet për pasaportën zvicerane
E vetmja pikë ku të dy dhomat janë takuar ka qenë pasja e lejes së përhershme të qëndrimit në Zvicër (Vizës C) si kusht për të kërkuar shtetësinë e këtij vendi
Sesioni i sotëm i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ka vërtetuar dallimet e konstatuara edhe më parë në mes të saj dhe dhomës tjetër, të kantoneve, sa i takon problemit të natyralizimit (marrjes së shtetësisë) së të huajve. Shumica në Dhomën Nacionale kanë këmbëngulur në qëndrimin më të ashpër në krahasim me atë të dhomës tjetër lidhur me kushtet që duhet plotësuar një i huaj për të merituar pasaportën zvicerane.
E vetmja pikë ku të dy dhomat janë takuar ka qenë pasja e lejes së përhershme të qëndrimit në Zvicër (Vizës C) si kusht për të kërkuar shtetësinë e këtij vendi.
Ndërsa pikat në të cilat nuk është arritur pajtimi, më e rëndësishmja është kohëzgjatja e qëndrimit në Zvicër. Kështu, përderisa Dhoma Nacionale këmbëngul në afatin dhjetëvjeçar, ajo e kantoneve tregohet më liberale duke mbrojtur pozicionin se tetë vjet qëndrimi në Zvicër mjafton për ta kërkuar pasaportën e vendit.
Kushtin e tetë viteve qëndrim në Zvicër (nga 12 sa është deri më tash) e pati propozuar qeveria e vendit, si kompensim për ashpërsimin faktik të kritereve për natyralizim, që shihet sidomos te Viza C si kriter themelor. Po ashtu, sipas qeverisë, nuk duhet të jetë kohëzgjatja e qëndrimit por cilësia, gjegjësisht niveli i integrimit të të huajit kriter themelor për tu natyralizuar.
Sidoqoftë, Dhoma Nacionale sot ka kundërshtuar uljen e kriterit kohor nga 12 në 8 vite me shumicë të qartë votash, 112 kundrejt 64 dhe me 14 abstenime.
Partitë e djathta si SVP/UDC, FDP/PLR dhe CVP/PDC kanë votuar për 10 vjet qëndrim ndërsa SP/PS dhe të Gjelbrit për 8 vjet, si kusht për fitimin e shtetësisë së Zvicrës. Ndërsa Liberalët e Gjelbër, të cilët deri më tash kishin votuar për tetë vjet, kësaj here kanë abstenuar.
Sipas shpjegimit të përfaqësuesve të partive të djathta vetë fakti se nga 12 vjet sa është tash, kohëzgjatja bazë për të fituar pasaportën zvicerane po zbritet në 10 është kompromis në vete, pasi që një pjesë e deputetëve ishin edhe kundër kësaj zbritjeje.
Mospajtime ka pasur edhe në pika të tjera. Kështu, lidhur me natyralizimin e të rinjve u mbivotua propozimi për zbutje të kritereve. Sipas ligjit në fuqi, personave nga dhjetë deri në 20 vjeçarë një vit qëndrimi në Zvicër u llogaritet dyfish, pozicion ky të cilin Dhoma e Kantoneve dëshiron ta mbajë edhe më tutje. Por Dhoma Nacionale mendon ndryshe. Sipas saj, dyfish duhet të llogariten vitet e qëndrimit në Zvicër nga mosha 5 deri në moshën 15 vjeçare. Me 122 pro, 67 kundër dhe 2 abstenime, edhe këtu raporti i forcave ka qenë më se i qartë.
Edhe llogaritja ose jo e qëndrimit me status të përkohshëm (F) ka qenë pikë mospajtimi në mes të dy dhomave, ashtu si dhe koha e qëndrimit në komuna dhe kantone.
Pas këtij votimi, “topi” shkon te Dhoma e Kantoneve. Në rast se ajo nuk e ndryshon qëndrimin, kriteret për fitimin e shtetësisë zvicerane njëherë për njëherë mbeten këto që janë sot: 12 vjet qëndrimi në Zvicër si kusht.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














