Kosova
Ja, sa ministra më pak pritet të ketë Qeveria e Kosovës
Tahiri: Jemi duke i organizuar dikasteret në mënyrë që Qeveria e Republikës së Kosovës mos të ketë më shumë se 15 ministri. Me këtë ligj qeveria do të ketë jo më shumë se dy zëvendësministra"
Republika e Kosovës në të ardhmen nuk do t’i ketë më shumë se pesëmbëdhjetë ministri dhe tridhjetë zëvendësministra në rast se do të miratohet Ligji për qeverinë.
Ky ligj, i cili pritet të aprovohet gjatë këtij viti, parasheh zvogëlim të numrit të ministrave, zëvendësministrave dhe të zëvendëskryeministrave.
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se Ligji për qeverinë është gati dhe aktualisht janë në konsultime të brendshme.
Ai ka shprehur optimizëm se gjatë këtij viti do të miratohet ky ligj. “Tash po e trajtojmë me juristë dhe profesionistë sanksionimin e numrit të dikastereve qeveritare në kuadër të këtij ligji. Pastaj ligji do të dalë në diskutim publik dhe shumë shpejt besoj do të miratohet në qeveri, pastaj të procedohet në Kuvend. Ligji për qeverinë e përcjell logjikën e modeleve ndërkombëtare të ministrive kryesore”, ka thënë Tahiri.
Ai ka treguar se me Ligjin për qeverinë nuk duhet të ketë më shumë se 15 ministri dhe do të ketë jo më shumë se 30 zëvendësministra.
Sipas Tahirit, nuk do të ketë as zëvendëskryeministra me portofol.
“Do të thotë, kemi bërë një analizë krahasuese të vendeve evropiane që janë të ngjashme me Kosovën dhe kanë dalë nëntë ministri më kryesore dhe jemi duke i organizuar dikasteret në mënyrë që Qeveria e Republikës së Kosovës mos të ketë më shumë se 15 ministri. Me këtë ligj qeveria do të ketë jo më shumë se dy zëvendësministra dhe secili zëvendësministër do ta ketë detyrën e vet të sanksionuar si dhe do të ketë zëvendëskryeministra me portofol, pra nuk do të ketë zëvendëskryeministra pa portofol. Përveç kësaj, në Ligjin për qeverinë i kemi identifikuar të metat përgjatë viteve të cilat i kemi sanksionuar me nene duke e penguar potencialisht keqpërdorimin e detyrës zyrtare e cila do të mund të ndodhte në mungesë të një ligji të saktë. Ndër vite kemi pasur një numër të madh të lëvizjeve sa i përket numrit të ministrive dhe kemi parë se në mungesë të një ligji rregulloret kanë ndryshuar hap pas hapi”, ka thënë Tahiri
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










