Kosova
25-vjeçari nga Zvicra vdes në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj
Mediat në Prishtinë raportojnë se bëhet fjalë për 25 vjeçarin S.K, menaxher i reperit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.
Policia e Kosovës njofton se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj ku ka mbetur i cekur një person, transmeton albinfo.ch.
Policia thekson se viktima një 25-vjeçar, shtetas i Zvicrës është vet aksidentuar.
“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person(ngasesi), dhe aty janë gjetur dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjell tek ju. Mirëpo gjatë hetimit te rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura ne automjet nuk i ishin të viktimës. Viktima është S, K mashkull 25-vjeç, shtetas i Zvicres”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Mediat në Prishtinë raportojnë se bëhet fjalë për 25 vjeçarin S.K, menaxher reperit të njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Azet.
S.K thuhet të ketë qenë menaxherit jo vetëm për reperin shqiptar Azet, por edhe për një numër të madh reperësh të famshëm në Gjermani.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









