Kosova
Presidenti i Kosovës shkarkon këshilltarin Branislav Nikoliq
Presidenti i Kosovës njofton se ka marrë vendim që ta shkarkojë këshilltarin e tij serb, Branislav Nikoliq, pasi mediat raporton se ai ishte përfshirë në aktivitete të dyshimta.
“Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’u dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik Branislav Nikoliq. Presidenti Thaçi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Mediat lokale në Kosovë raportuan se Branisllav Nikoliq ka qenë agjent i shërbimit sekret i Serbisë.
Ndërsa shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kishte kërkuar nga Kryeministri Haradinaj të thërriste Këshillin e Sigurisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










