Kosova
Të rinjtë largohen nga Kosova, drejt Gjermanisë me agjencitë e punësimit
Për dallim nga viti 2015, gjatë të cilit mijëra qytetarë nga Kosova u drejtuan rrugëve ilegale për të dalë në vendet e BE-së, sot për largimin e tyre zgjedhin rrugët legale, përmes agjencive të punësimit.
Pjesa më e prekur nga kjo dëshirë janë të rinjtë dhe të rejat, që kanë përfunduar studimet universitare dhe që nuk kanë mundur të gjejnë një vend pune. Andaj Gjermaninë e shohin si vend të mundësive për të punuar në fushat e mjekësisë, hotelerisë, turizmit, teknologjisë dhe punës fizike.
Miranda Kastrati është vetëm 24 vjeçe dhe tashmë ka nisur procedurat për të ikur nga Kosova. Në shkollën e mesme, Miranda ka studiuar infermieri të përgjithshme, ndërsa në studimet bachelor për shkenca kompjuterike. Por, vështirësitë për të gjetur një vend pune kanë bërë që ajo t’i japë drejtim tjetër jetës.
“Nuk kam mundur të gjej punë, sepse kudo që kam aplikuar, ka qenë e nevojshme përvoja e punës. Përvojë nuk kam pasur, sepse më është dashur të përqendrohem më shumë në universitet”, thotë Miranda Kastrati, studente
Puna me të cilën planifikon të hyjë në tregun gjerman është infermieria.“Gjermania ka një nevojë shumë të madhe për infermierë, e kam parë të arsyeshme që të filloj punë si infermiere dhe më pas pasi të kaloj disa vite, të ndërroj profesion dhe të filloj profesionin për të cilin kam bërë edhe fakultetin”, tregon studentja.
Ndërsa, mikja e saj me të përfunduar shkollën e mesme të lartë nuk ka tentuar më tepër.
“Qëllimi im ka qenë që të studioj mjekësinë e përgjithshme , prandaj dhe nuk shikoj ndonjë lloj presepktive në Kosovë. Mendoj se atje do e gjej veten më mirë, pasi Gjermania është shteti i mundësive dhe shpresoj që të jetë edhe realizimi i ëndrrës time”, tha e reja Hyrishahe Hoti.
Numri i të rinjve që po u drejtohen agjencive për punësim jashtë vendit po shënon rritje çdo vit. Kërkesat më të mëdha nga Gjermania për të marrë punëtorë nga Kosova janë bërë për fushat e mjekësisë, hotelerisë, turizmit, teknologjisë dhe punës fizike.
“Vërejmë që ka një interesim shumë të madh, që është disa mijëra studentë. Në afatin e kaluar kemi pasur tek më shumë se 2 mijë aplikime, përreth 120 vende. Dhe dje vetëm sa u hap aplikimi i ri kemi më shumë se 50 aplikime ditore. Afati është rreth 15 ditë dhe kjo më lë të kuptoj se do të kemi më shuam se 3 mijë aplikime kësaj radhe”, tha Musa Ahmeti, drejtori i agjencisë për punësim jashtë vendit.
Numri i qytetarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së gjatë 2018-ës është 3500. Ndërsa nga vitet 2013-2017, më shumë se 170 mijë qytetarë nga Kosova kanë emigruar në formë të rregullt dhe përmes rrugëve ilegale.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











