Kosova
Simulohet një aksident ajror në aeroportin “Adem Jashari”
Në kuadër të një ushtrimi gjithëpërfshirës, gjatë ditës së sotme është simuluar një aksident ajror në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është reaguar në përputhje me standardet e Agjencisë Evropiane për Siguri në Aviacion, raporton KosovaPress.
Në mënyrë të inskenuar, mbi pesëdhjetë persona janë “lënduar” pas rrëzimit të një aeroplani dhe të gjitha ata kanë marrë trajtimin e duhur nga organet përgjegjëse.
Drejtori i Operimeve të Aeroportit, Adem Gashi, u shpreh se qëllimi i këtyre ushtrimeve është që t’i testojnë kapacitetet e tyre sa janë në gjendje t’i përballojnë rastet e mundshme të fatkeqësive që mund të ndodhin.
“Qëllimi i këtyre ushtrimeve është që vërtet t’i shohim dhe t’i testojmë kapacitetet tona edhe si aeroport, por edhe si shtet që në raste të fatkeqësisë të japim maksimumin që të shpëtojmë jetë të njerëzve dhe t’i minimizojmë dëmet në njerëz si dhe në të mira materiale. Prandaj, ushtrimi ka filluar me kohë, janë të gjithë skenarët të përfshirë, evakuimi i pasagjerëve, arritja e të gjitha agjencive shtetërore, transferimi i të lënduarve nga pika e aeroportit tek spitalet, etj”, tha ai.
Sa i përket sigurisë së aeroportit “Adem Jashari”, drejtori Gashi tha se janë të sigurt dhe i përmbushin të gjitha standardet.
“Ne jemi aeroport i përgatitur në bazë të standardeve të IKO-së, aneksit 14 për kategorinë e aeroportit. Ne kemi numër të mjaftueshëm të pajisjeve të njerëzve, si dhe të procedurave të tjera, të cilat mundësojnë që të mbërrijmë në vendin e aksidentit. Do të thotë që jemi të sigurt dhe i përmbushim standardet për kategorinë të cilën e kemi”, u shpreh ai.
Ky ushtrim gjithëpërfshirës ndodh çdo dy vjet në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë dhe marrin pjesë Policia, FSK, zjarrfikësit, Agjencia e Emergjencave etj.
Fotot nga ngjarja e inskenuar mund t’i shihni këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














