Integrimi
Shkolla Shqipe e Friburgut bën thirrje për regjistrimin e nxënësve në këtë shkollë
Shkolla Shqipe në kantonin e Friburgut ka arritur të mbyllë me sukses vitin shkollor 2018/19.
Ne kantonin e Friburgut ekzistojnë gjashtë pika shkollore: Düdingen, Schmitten, Schönberg, Fribourg, Bulle dhe Romont.
Ndërsa ky ishte viti i tretë me radhë që “LAPSH-Fribourg” u ka ofruar mundësinë gjithë fëmijëve shqiptarë nga klasa e 1-9 të mësojnë gjuhën shqipe, shkrimin dhe leximin, historinë dhe gjeografinë e trojeve shqiptare, artin, kulturën dhe traditën shqiptare.
“Fëmijët shqiptarë që rriten këtu kanë të gjitha mundësitë për të bërë një shkollim dhe jetë të mirë dhe kjo falë angazhimit tonë si prindër për t’u krijuar kushte sa më të mira që ne vetë nuk i kemi pasur”, kanë thënë drejtuesit e shkollës.
Shkolla Shqipe në kantonin e Friburgut u ka bërë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar në gjuhën amtare.
Po ashtu kanë njoftuar se gjatë vitit shkollor 2019/20 pritet të hapen edhe pikat shkollore në Flamatt, Givisiez, Courtepin dhe në komuna të tjera.
“Prindër shqiptarë, ne kemi për detyrë dhe është obligimi yni prindëror, por edhe kombëtar që fëmijëve tanë t’u mundësojmë të trashëgojnë këto vlera, ashtu siç na i trashëguan ne prindërit dhe gjyshërit tanë.
Dhe sot ju e keni mundësinë më të mirë për ta përmbushur këtë obligim, duke i dërguar fëmijët tuaj në shkollat shqipe”, thuhet në thirrjen e shkollës.
Të gjithë prindërit shqiptarë mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në komunat ku atyre u përshtatet më së miri.
Në njoftim theksohet se regjistrimi i fëmijëve fillon që tani.
Për të gjitha informacionet ju mund të kontaktoni në numrat që janë në foton e mëposhtme, ose te mësueset ose te Koordinatorja për “LAPSH -Friburg”.

E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













