Shqipëria
Presidenti Meta: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari
Në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u takua me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare të Kolegjit Universitar në Prishtinë, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një postimi në Facebook, presidenti shkruan se lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri, ka garantuar se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.
“I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari”, shkruan Meta.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro













