Bota
Gjermania: Kërkesa greke për dëmshpërblim, çështje e mbyllur
Berlini zyrtar e konsideron si çështje të mbyllur kërkesën e Greqisë për dëmshpërblim për shkak të dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Rainer Breul, lidhur me dëmshpërblimin që Greqia e kërkon për dëmin e shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore tha: “Çështja e dëmshpërblimit është mbyllur politikisht dhe ligjërisht”.
Breul në një konferencë për media në Berlin tha se notë protesta verbale e Greqisë në lidhje me dëmshpërblimin është dhënë dje nga ambasadori grek në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ai tha se e kanë shqyrtuar përmbajten e notës së protestës dhe vendimin e Parlamentit grek. Breul thotë se nuk mund të shprehet nëse qeveria gjermane do t’i përgjigjet apo jo notës së protestës.
“Qëndrimi i qeverisë gjermane nuk ka ndryshuar në lidhje me këtë çështje”, tha Breul duke shtuar se “Çështja e dëmshpërblimit është mbyllur politikisht dhe ligjërisht”.
Greqia në një notë proteste dje kërkoi nga Gjermania që “të fillojnë bisedime për këtë çështje, e cila ka një rëndësi të madhe materiale dhe shpirtërore për popullin grek”.
Parlamenti grek në prill miratoi propozimin për të kërkuar dëmshpërblim lufte nga Gjermania, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












