Bota
Ndryshojnë rregullat për vizat amerikane
Zyrtarët thonë se afro 15 milionë shtetas të huaj do të preken nga kjo kërkesë
Departamenti amerikan i Shtetit njofton se tani kërkon nga aplikantët për vizë të japin hollësi për llogaritë në median sociale, si dhe adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
Rregulloret e reja për ata që kërkojnë vizë amerikane, si vizitorë apo si aplikantë për të imigruar në Amerikë, përfshijnë emrin e llogarisë së aplikantit në median sociale, të gjitha adresat e emailit dhe të gjithë numrat e telefonit që ka përdorur aplikanti gjatë pesë vjetëve të fundit.
Zyrtarët thonë se afro 15 milionë shtetas të huaj do të preken nga kjo kërkesë. Vetëm aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga këto kërkesa.
Aplikantët do të pyeten edhe nëse ndonjë prej të afërmve të tyre ka qenë i përfshirë në aktivitet terrorist.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














