Tematike
Lozana, proaktive në luftën kundër racizmit
Java kundër racizmit, e vënë në këmbë nga Zyra e Lozanës për Imigrantët (BLI), u mbajt javën e kaluar me një program shumë të pasur me debate e veprime në favor të parandalimit si dhe me ekspozita artistike.
Hapja e projektit “Con t (r) atto” shpalosi katër ditë programi të organizuara nga BLI në kuadër të Javës kundër racizmit. Fotot e ekspozitës janë marrë në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë, në kufi të Evropës. Një mënyrë për t’u marrë me ndërtimin e paragjykimeve nga ana e artistëve. Por, si qëndron puna në lidhje me racizmin në Zvicër ?
Marc Vuilleumier, këshilltar komunal, drejtor i sporteve, integrimit dhe mbrojtjes së popullsisë, vë në dukje paradoksin e votës së fundit kundër emigracionit masiv. “Votat më në favor të iniciativës janë dhënë në zonat ku ka më pak të huaj”.
Qytetet nga ana e tyre kanë zhvilluar politika në favor të integrimit. Lozana është një pionier në këtë fushë, ajo është qyteti i parë që ka pasur një delegat për integrimin. Që nga viti 1971 qyteti zhvillon një politikë proaktive për të luftuar kundër diskriminimit. Vitet e 70-ta ishin një periudhë, gjatë së cilës një valë iniciativash për të kufizuar popullsinë e huaj patën lindur.
Një pjesëmarrës i kësaj mbremjeje pohon se “sa barriera kanë rënë në lidhje me diskursin e mbajtur rreth kësaj çështjeje. Vihet re se një armiqësi e përcaktuar ka lindur ndaj kufijve”. Sipas tij, “kjo iniciativë kishte në mënyrë të qartë në shënjestër këtë publik, i cili mendon se emigrantët marrin punën e tyre dhe që ata mundësojnë zbritjen e pagave”.
Prandaj sfidat mbeten të përqëndrueshme. Për Gabriela Amarelle, shefe e shoqatës BLI, aktualisht “grupet më të ndjeshme ndaj racizmit janë të Afrikës, popullatat e Amerikës së Jugut, myslimanët si dhe romët.
Ne duhet të përcjellim faktorët që favorizojnë rritjen e racizmit, duke përfshirë edhe situatën ekonomike të vendit tonë dhe të fqinjëve tanë”. Që nga viti 2007, BLI i përkushtohet informacionit për këtë popullatë si dhe për arsimimin e profesionistëve. Gjatë kësaj jave kjo shoqatë e Lozanës ka lëshuar një udhëzues për të parandaluar racizmin. I përbërë nga një pjesë ligjore për të vendosur kornizën, kjo librezë analizon situatat me të cilat njerëzit e ndryshëm mund të përballen me diskriminimin, për shembull, në punë apo gjatë kërkimit për banesë. Udhëzuesi gjithashtu shpjegon se si të veprohet kundër racizmit, duke siguruar mjete për parandalimin e konfliktit dhe adresa të dobishme.
Udhëzuesin në fjalë mund të shkarkoni në vijim: “Të ndërtojmë barazinë”.
(http://www.lausanne.ch/lausanne-officielle/administration/sports-integration-et-protection-population/service-administratif-et-integration/Bureau-lausannois-pour-les-immigres/publications/nouveautes/mainArea/01/col2/00/links/0/linkBinary/02%20BLI-BROCHURE-PREV-RACISME_planchelr.pdf).
Kjo librezë është gjithashtu në dispozicion në format letre.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










