Bota
Ndërtimet kapin shifrat rekord në Gjermani
Sektori i ndërtimit ishte një nga nxitësit e rimëkëmbjes ekonomike në tremujorin e parë
Ndërtuesit gjermanë kanë përfunduar thuajse 286,000 ndërtesa vitin e kaluar, që është numri më i madh që prej vitit 2002. Megjithatë, sektori i ndërtimit dështoi të arrijë projeksionet dhe mund të mos kompensojë mungesën e shtëpive të përballueshme.
Kërkesa për prona në ekonominë më të madhe të Evropës është rritur, për shkak të shtimit të popullsisë, rritjes së sigurisë në punë dhe kostove të ulëta të huamarrjes.
Ndërkohë që kërkesa e tejkalon ofertën në shumë zona urbane, çmimet e pronave dhe qirave janë rritur ndjeshëm në Berlin, Hamburg, Munih dhe Frankfurt.
Zyra Federale e Statistikave bëri të ditur se ndërtuesit gjermanë kanë ngritur 250,100 ndërtesa të reja rezidenciale, kanë rinovuar 31,300 ekzistuese dhe kanë ndërtuar 4,500 njësi të reja për qëllime tregtare, transmeton ‘Scan’.
Totali prej 285,900 ndërtesave përfaqësoi një rritje me 0.4% nga viti i kaluar dhe ishte shifra më e madhe që prej vitit 2002, përcjell albinfo.ch.
Sektori i ndërtimit ishte një nga nxitësit e rimëkëmbjes ekonomike në tremujorin e parë.
Ekspertët e pronave thonë se Gjermania duhet të ndërtojë të paktën 350,000 shtëpi çdo vit për të ulur mungesën e shtëpive me çmim të përballueshëm. Për të arritur objektivin e Qeverisë prej 375,000 ndërtesa në vit, duhet një rritje me 33%.
Analistët thonë se Qeveria duhet të heqë barrierat për ndërtuesit dhe autoritetet lokale duhet të ofrojnë më shumë truall për ndërtim.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














