Shkurt.ch
Testet e vështira, shkak për rezultatet e ulëta të nxënësve në matematikë
Ambicet e testit zviceran të matematikës janë në “krahasim ndërkombëtar shumë të larta nëse jo edhe ekstremisht të larta”, thuhet në raport
Rezultatet e ulëta të nxënësve në gjithë Zvicrën të shënuara në testin e matematikës janë rezultat i shkallës së lartë të vështirësisë të detyrave të shtruara në test. Gazeta “Sonntagseitung” e cila ka trajtuar këtë temë në numrin e saj të sotëm, për këtë konstatim i është referuar një ekspertize të bërë nga Qendra e Luksemburgut për teste nga fusha e arsimit.
Raporti i auditimit, i autorizuar nga Konferenca e Drejtorëve Kantonalë të Arsimit (EDK) ka kritikuar detyrat nga matematika në këtë test, duke i cilësuar ato si së tepërmi “ambicioze”, transmeton albinfo.ch. Ambicet e testit zviceran të matematikës janë në “krahasim ndërkombëtar shumë të larta nëse jo edhe ekstremisht të larta”, thuhet në raport .
Kjo ambicie jorealiste ka ndikuar që vetëm 62 për qind të nxënësve të Zvicrës të arrinin rezultatin minimal të pranueshëm në testin e matematikës.
Po ashtu ka ndryshime në arritjen e rezultateve në testet e matematikës edhe në mes të kantoneve. Kështu. Rezultatet më të larta (80%) i kanë arritur nxënësit nga Kantoni Appenzell Innerhoden ndërsa më të ulëtat (44%) ata të kantonit Baelstadt.
Nga ana tjetër, 88% të nxënësve të Zvicrës, pas ciklit të ulët të shkollimit fillor kanë arritur nivelin e kërkuar të cilësisë sa i përket aftësisë për të lexuar. Ndryshimet mes kantoneve në këtë pikë janë të vogla, njofton EDK.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












