Bota
E zë dollapi i shkollës, vdes 9-vjeçari shqiptar në Angli
Një nëntëvjeçar shqiptar në Angli ka vdekur pasi iu rrëzua dollapi mbi të në një shkollë në Essex.
Rasti ka ndodhur të enjten, në një klub noti, në shkollën “Great Baddow” në Chelmsford.
BBC ka shkruar se pas incidentit Leo Latifi ishte dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkaq, Policia tha se Leo ishte me anëtarët e familjes kur u rrëzua nga një dollap, i cili më pas i ra sipër.
Mësuesja në St Michael, Maria Rumsey, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e nëntëvjeçarit.
“Leo do të na mungojë shumë të gjithëve. Ishte një shkëndijë në shkollën tonë. Fytyra e tij e ndriçonte klasën dhe sytë e tij të kaltër na bënin të gjithëve të buzëqeshnim. Ai ishte një shkencëtar në ardhje, i cili vetëm të mërkurën ishte në elementin e tij duke gjuajtur për insekte në oborrin e shkollës”, tha ndër të tjera mësuesja.
Lidhur me vdekjen e nëntëvjeçarit shqiptar, organet kompetente të sigurisë në Essex, bashkë me Policinë e Essexit po e hetojnë rastin.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














