Bota
Spektakli i luleve në Londër, tërheq mijëra vizitorë
“Chelsea Flower Show”, ekspozita më prestigjioze dhe më e famshme e luleve në botë, po tërheq mijëra vizitorë çdo ditë, që nga hapja e saj të martën, me një vizitë të vetë mbretëreshës Elizabeth II.
Një traditë e nisur që në vitin 1913, spektakli i Chelseat vazhdon të jetë shumë tërheqës dhe magjepsës.
Këtë vit, kopshtet i bëjnë homazh fshatit në Yorkshire. Në këtë hapësirë të gjelbër ka një pyll të vogël të sjellë nga princesha Kate Middleton, që siç thotë ajo është frymëzuar nga kujtimet e saj të fëmijërisë, është një vend për të qëndruar larg botës, për të luajtur, mësuar e zbuluar, si dhe për të krijuar kujtime të posaçme familjare, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Vetëm të shtunën e kaluar, 150 mijë vetë e vizituan ekspozitën. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















