Bota
May shtyn sërish votimin për Brexit-in

Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të shtyjë votimin e deputetëve për projektligjin e ri për Brexit, që ajo e kishte paraqitur si ‘’mundësia e fundit’’ për të vënë në zbatim daljen nga BE-ja.
Teksti u bë objekt i një breshëri kritikash si nga opozita laburiste, por edhe nga euroskeptikët e Partisë së saj Konservatore, që u shoqërua edhe me dorëheqjen të mërkurën në mbrëmje të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Andrea Leadsom, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Ky tekst, që Theresa May synonte ta kalonte për votimin javën e 3 qershorit, nuk rezulton në programin legjislativ të njoftuar sot nga qeveria.
”Ne do të informojmë Dhomën për publikimin dhe futjen e projektligjit për Marrëveshjen e tërheqjes pas pushimit parlamentar, i parashikuar deri më 4 qershor”, deklaroi përfaqësuesi i qeverisë, Mark Spencer, në prani të deputetëve.
Ky hap pas bëhet i ditur në po të njëjtën ditë të zgjedhjeve europiane në Britaninë e Madhe, që pritet të jenë të vështira për konservatorët, të paaftë për të vënë në zbatim Brexit-in dhe duke e bërë edhe më afërt ditën e largimit të May.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe” "Mësojmë Shqip në Diasporë", metoda më e re dhe bashkëkohore për mësimin e shqipes në diasporë....
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz