Bota
Autoritetet serbe gjejnë migrantë të vdekur brenda një cisterne
Autoritetet serbe kanë njoftuar se dy migrantë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi ishin fshehur në një cisternë në kufi me Hungarinë.
Trupat e tyre u zbuluan kur shoferi i cisternës hapi dyert dhe i pa ata pa ndjenja brenda saj.
Zyrtarët e Spitalit në Novi Sad i thanë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se migrantët pësuan goditje nga i nxehti.
Njëri vdiq më 22 maj dhe tjetri më vonë. Dy të tjerët janë në kujdes intensiv.
Sipas autoriteve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, së paku dy nga këta migrantë ishin nga Afganistani, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Mijëra migrantë që ikin nga lufta dhe varfëria kanë lëvizur nëpër Ballkan në përpjekje për të arritur te vendet e pasura në Perëndim.
Por, deri në katër mijë migrantë mbeten ende të bllokuar në Serbi, pasi BE-ja shtoi masat e sigurisë dhe e mbylli të ashtuquajturën korridori i Ballkanit në vitin 2016.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















