Bota
Videoja që tronditi Austrinë
Një krizë e thellë politike ka kapluar Austrinë që nga e premta, në momentin kur mediat bënë publike një video, ku shihej njëri nga liderët e koalicionit qeverisës duke u dhënë tenderë publikë biznesmenëve rusë.
Vetëm tri ditë pasi shpërtheu skandali, protagonisti i videos, zv.kancelari dhe lideri i FPO-s, Heinz-Christian Strache, dha dorëheqje. Kancelari Sebastian Kurz e akuzoi partinë se po përpiqet të minojë reformat dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë, ministrat e FPO-s u përgjigjën duke ofruar dorëheqje në masë, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse ekspozuan videon, mediat gjermane refuzuan të tregojnë se nga vijnë pamjet e videos. Dyshimet janë se ajo mban vulën e Jan Böhmermann, një satirist gjerman dhe prezantues i njohur televiziv, i cili kishte qenë në dijeni të videos për një kohë të gjatë.
Videoja është liruar të premten nga mediumet gjermane “Süddeutsche Zeitung” (SZ) dhe “Spiegel” dhe flitet për një ngjarje që është zhvilluar në Ibiza të Spanjës, në verën e vitit 2017.
Në të shihet Strache dhe zyrtarë të tjerë të FPO-s, duke biseduar me një grua që besohet të jetë një trashëgimtare oligarke ruse.
Ajo tregon se planifikon të investojë 250 milionë euro në Austri, ndërsa ata diskutojnë se si kjo mund t’i ndihmojë partisë së tyre të ekstremit të djathtë.
Reagimi i Strache-s
Në fjalimin e tij të dorëheqjes që e mbajti të shtunën në mëngjes, Strache e quajti videon “fushatë të ndyrë” kundër tij, duke pretenduar se ajo ishte pjesë e një “atentati politik të shënjestruar”.
Videoja u filmua disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare që sollën FPÖ-në në pushtet.
Ndonëse e xhiruar në tetor të 2017-tës, ajo u bë publike vetëm një javë përpara zgjedhjeve të Bashkimit Europian, ku partitë e ekstremit të djathtë pritet të dalin mirë.
Strache gjithashtu hodhi poshtë çdo sugjerim se ai kishte kryer krime dhe fajësoi alkoolin për sjelljen e tij atë natë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














