Lifestyle
Robert Downey JR, do të shpallet legjendë e “Disneyt”
Robert Downey Jr. do të nderohet me mirënjohjen “Disney Legend”.
Aktori do të njihet me punën e tij në ekranizimin e Tony Stark/Iron Man në filmat e Marvel Cinematic Universe, të cilët janë pronë e “Disney-t” dhe kjo në ngjarjen “D23 Expo” në gusht të 2019-s.
Jon Favreau, personi që e angazhoi aktorin për rolin në fjalë dhe e ka bërë regjinë dhe luajti në dy filmat e parë të Iron Man, gjithashtu do ta marrë po të njëjtin çmim.
Robert e ka luajtur miliarderin “playboy”, i cili bëhet superhero për herë të fundit në filmin e muajit të kaluar (prill 2019) “Avengers: Endgame”, vazhdimin e 22-të në franshizën që nisi me rolin e tij në Iron Manin e vitit 2008, transmeton albinfo.ch.
Aktori zanor i Darth Vader, James Earl Jones, kompozitori i filmit Hans Zimmer, Bette Midler, transmetuesja e ABC News, Diane Sawyer dhe aktorja Mulan Ming-Na Wen janë gjithashtu ndër ata, që do të nderohen në “D23”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












