E-Diaspora
Oda Tregtare Zvicër – Kosovë themelohet me bekimin e niveleve më të larta politike
Në një prani të nivelit të lartë politik është bërë sot në Schlieren të Cyrihut themelimi i Odës Tregtare Zvicër-Kosovë. Këtë eveniment e kanë përshëndetur ministri federal i Ekonomisë i Zvicrës, Guy Parmelin, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka.

Parmelin, në një fjalë të frymëzuar, ka folur gjerësisht për marrëdhëniet mes dy vendeve, për integrimin e sukseshëm të kosovarëve në Zvicër, mbështetjen zvicerane për Kosovën etj. Ai ka veçuar me këtë rast rolin e madh pozitiv të platformës mediale albinfo.ch në të gjitha këto rezultate.
Në fjalën e tij ministri zviceran ka përshëndetur iniciativën duke vlerësuar lartë marrëdhëniet e gjithanshme në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Në një raport të tillë, themelimi i Odës Tregtare përbën edhe një hap të rëndësishëm dhe një shtyllë të fuqishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Homologu i tij ksovar Valdrin Lluka është shprehur po ashtu në superlativ për marrëniet që ka Kosova me Zvicrën, duke nënvizuar se shteti helvetik është njëri ndër tri vendet që kanë investuar më së shumti në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, Musa Komani në paraqitjen e tij të parë para publikut është shprehur se themelimi i Odës… është një kontribut në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve Zvicër-Kosovë. Ndërsa nënkryetari Odës së posathemeluar, politikani i njohur zviceran Alfred Heer ka prekur në fjalën e tij aspekteve të ndryshme të marrëdhënieve mes dy vendeve. Me themelimin e kësaj organizate, po jepet një kontribut në avancimin e marrëdhënieve ekonomike.

Me fjalë rasti janë paraqitur edhe zëvendësministrja në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi, deputetët nacionalë të Zvicrës, Felix Müri dhe Cedric Wermuth, bashkëkryetarë të Grupit Parlamenntar të Kosovës në Parlamentin e Zvicrës, ministri këshilltar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, Islam Spahiu si njëri ndër iniciuesit për themelimin e Odës…, mjeku i shquar, kardiokirurgu i njohur shqiptar në Zvicër, Dr. Omer Xhemali, kryetari i Shoqatës Tregtare të Zvicrës Hans Ulrich Bigler, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri etj.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












