Kosova
Dy studentë nga Kosova thyen rekordin “Guinness”
Zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti kanë thyer rekordin “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, duke arritur kohën prej 35 minutave.
Gara u organizua nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe është mbajtur në kampusin para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se në UP ka shumë takime, por rrallë herë ka takime të këtyre përmasave.
Besnik Veliu uroi që sot të arrihet dhe të festohet rekordi Guinness.
Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Musa Selimi, u dëshiroi sukses Agimit dhe Bujarit, të cilët vinë me një ngjarje të rëndësishme për sportin kosovar, duke e ditur që Libri i Guinness-it është një ndër librat më të lexuar në botë.
Ai shtoi se Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit po shënon suksese çdo ditë nëpër botë.
Ndërkohë, zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti arritën të thyejnë rekordin “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, duke arritur kohën prej 35 minuta, shkruan kp, përcjell albinfo.ch.
Pas thyerjes së këtij rekordi, Agim Agushi tha se falënderoi Univesitetin e Prishtinës që kanë bërë të mundur që në Prishtinë të sjellim rekordin Guinness.
“Është kënaqësi e imja personale pasi si student kur kam qenë dhe më vonë jam marrë me sportin e zhonglerit, i kam thënë vetës që Universitetit të Prishtinës do t’i sjellim librin e Guinness-it, Universitetin e Prishtinës ta shtim në librin e rekordeve të Guinness-it. Është një thënie thotë ’bota i përket vetëm atij që guxon’, është dashur të ketë një guxim tepër të madh edhe me Bujarin pasi kushtet klimatike e kanë bërë të vetën, megjithatë, ia dolëm me sukses, urime Universitetit të Prishtinës, hyri në librin e Guinness-it“, tha Agushi, duke shtuar se në një të ardhme të afërt në disiplinën çifte do ta bëjë me dy fëmijët e saj, ndërsa në të ardhmen do ta bëjnë pesë orë.
Kurse, Bujar Ajeti tha se është një ndjenjë e papërshkrushme të futesh në Librin e Guinness-it.
“Ka qenë emocione të jashtëzakonshme por ia dolëm se koha ka premtu, pasi unë jetoj në Austri dhe kam ardhur vetëm për një javë, kështu që kemi ushtruar intenziv dhe jam i lumtur që jam futur në librin e Guinness-it“, tha ai.
Kryetari i Vitisë, tha se Vitia është e nderuar që ka sportistë të tillë, duke shtuar se nuk do të mungojë përkrahja.
Përndryshe, në vitin 2015, në Viti, Agim Agushi kishe arritur ta thyejë po në këtë fushë një rekord, duke arritur kohën 30 minuta e 11 sekonda.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














