Tematike
SVP/UDC kërkon kufizime në bashkimin familjar të të huajve
Kërkohet njohja e gjuhës së vendit për personin që vjen nga jashtë për të bërë bashkimin familjar. Regjistrimi në një kurs të gjuhës nuk është i mjaftueshëm
Realizimi i qëllimit për votimin e iniciativës “Kundër Migracionit Masiv” i ka hapur SVP/UDC-së mundësi të reja për veprime kërkesa konkrete restriktive në fushën e migracionit. Kufizimi i të drejtës së të huajve për bashkim familjar në Zvicër dhe thjeshtësimi i mundësisë për anulimin e lejes së qëndrimit për të huajt janë dy nga këto. Në këtë drejtim SVP në mbledhjen e komisionit për politika shtetërore në Parlamentin Nacional që mbahet të premten do të paraqesë rreth 35 kërkesa.
Këto kërkesa ajo i shtron në kuadrin e rishikimit të Ligjit për të Huajt që është në realizim e sipër. Sipas kërkesave në fjalë, të huajt me qëndrim të shkurtër dhe ata me pranim të përkohshëm (Viza F) nuk do të kenë fare të drejtë të bashkimit familjar.
Kërkesa e radhës është kushti i njohjes së gjuhës së vendit për personin që vjen nga jashtë për të bërë bashkimin familjar. Për këtë kusht, regjistrimi në një kurs të gjuhës nuk do të jetë i mjaftueshëm, kërkon SVP, duke u vënë kështu kundër propozimit të Këshillit Federal, shkruan aargauerueitung.ch.
Anulimi i lejes së qëndrimit në Zvicër të të huajit sipas kërkesave të bëra nga SVP do të bëhet më lehtë. Ndërsa kërkesa e radhës që do të paraqitet në komisionin e përmendur është që të huajt me qëndrim të përkohshëm mund të marrin një leje qëndrimi të rregullt ose vizë B vetëm kur i plotësojnë kriteret për integrim. Dhe, këto kritere sipas përkufizimit të SVP-së plotësohen kur i huaji komunikon dhe kuptohet mirë në njërën nga gjuhët e vendit, ka një vend pune ose ndjek kualifikimin profesional dhe nuk merr ndihma sociale.
Ky përkufizim shkon dukshëm më larg se ai që përmban ligji aktual. Sipas tij, i integruar konsiderohet ai i huaj që i përmbahet rregullave për sigurinë publike, respekton vlerat e Kushtetutës federale, dëshiron të marrë pjesë në jetën ekonomike dhe e zotëron njërën nga gjuhët e vendit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












