Tematike
Firma fantome “punësojnë” të huajt nga BE-ja në Zvicër
Falë kontratave të punës, këta shtetas të BE-së kanë fituar leje qëndrimi në Zvicër. Kryesisht ata punojnë në të zezë ose behen barrë e sigurimit social
Firma fantome, që kanë vetëm emrat dhe kutitë postare por jo edhe veprimtari konkrete u kanë mundësuar në mënyrë të kundërligjshme dhjetëra qytetarëve nga vendet e reja, lindore të BE-së ardhjen dhe qëndrimin në Zvicër.
Ato u kane ofruar atyre kontrata të rreme pune, duke u mundësuar qëndrim të rregullt. “Falë kontratave të punës për kohë të pakufizuar, këta shtetas të vendeve të BE-së kanë fituar leje qëndrimi në Zvicër, të shumtën e rasteve të vlefshme për pesë vjet”, ka deklaruar për gazetën “NZZ am Sonntag” një zyrtar i sektorit për migracion dhe polici për të huaj në Bernë.
Afaristi i cili qëndron mbrapa këtyre firmave fiktive dhe i cili ka mundësuar këto kontrata është një shtetas zviceran me prejardhje të huaj, ndërsa firmat e prezantuara si të tijat janë në fushën e gastronomisë.
Ndonëse rastet e zbuluara janë nga Berna, konsiderohet se manipulime të tilla ka edhe në qytete dhe kantone të tjera të Zvicrës, shkruajnë “Tages Anzeiger” dhe portale e gazeta të tjera zvicerane.
Me të ardhur në Zvicër, personat nga Evropa e Lindjes që kanë përfituar nga ky falsifikim, kanë punuar në të zezë ose nuk kanë punuar fare. Mbetet ende e pasqaruar nëse ata kanë marrë edhe ndihma sociale ose jo.
Ndërsa sipas kryetarit të bashkësisë së autoriteteve kantonale për migracion, Marcel Suter ka thënë për gazetën se “ka raste kur qytetarë të BE-së vijnë këtu, me kontrata fiktive fitojnë lejen e qëndrimit në Zvicër dhe bëhen barrë e sigurimit social. Ndërsa një prokuror nga Cyrihu madje ka thënë se bëhet fjalë për një biznes me dhjetëra veta të përfshirë.
Personat të cilët qëndrojnë mbrapa këtyre bizneseve të dyshimta mund të dënohen me gjoba ose me burg deri në 5 vjet.
Pas njoftimeve në lidhje me ketë dukuri, autoritetet federale dhe ato kantonale kanë ngritur një grup pune për të bërë hulumtimin e rasteve të përmendura. Ndërsa reagimi i Këshillit Federal i cili vetëm javën e kaluar ka proklamuar marrjen e masave kundër keqpërdorimit të lejes së qëndrimit nga shtetasit e vendeve të BE-së, (për të marrë ndihma sociale) nga kritikët konsiderohet i vonuar. Masa të tilla kantonet kishin kërkuar disa muaj më parë.
Sipas rregullave në fuqi, punëkërkuesit nga vendet e BE-së në Zvicër mund të qëndrojnë deri në 15 muaj. Për tre muajt e parë ata nuk kanë nevojë të kërkojnë leje qëndrimi. Pas këtij afati ata mund të marrin një leje L për kërkues pune.
Dhe, janë gjithnjë më të shumtë personat që e bëjnë një kërkesë të tillë. Kështu, ndërsa në viti 2010 ishin bërë 2900 kërkesa të këtilla, dy vjet më vonë bëhej fjalë për 4100. 36% vinin nga Portugalia, 18% nga Gjermania, 9% nga Italia dhe 7% nga Spanja.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













