Kosova
“KFOR-i nuk e lejon hapjen e korridorit ajror Kosovë-Shqipëri”
Republika e Kosovës ende nuk po arrin ta normalizojë hapësirën e ulët për hapjen e korridoreve të reja ajrore me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Hapja e korridoreve të reja ajrore nënkupton shkurtimin e kohës së fluturimeve dhe në uljen e çmimit të biletave për qytetarët. Mirëpo, për të arritur normalizimin e hapësirës së ulët ajrore dhe kontrollin e hapësirës së lartë ajrore, drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil thonë se nevojitet një vullnet politik me faktorin ndërkombëtar, respektivisht me NATO-n dhe KFOR-in.
Drejtori i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), Eset Berisha, për KosovaPress thotë se Kosova dhe Shqipëria kanë identifikuar korridoret e reja ajrore dhe kanë bërë të gjitha përgatitjet teknike, ndërsa me Malin e Zi dhe Serbinë nuk ka gatishmëri nga këto dy shtete, përcjell albinfo.ch.
“Për hapësirën e ulët ajrore është çështje politike dhe teknike. Sa i përket çështjes teknike, ASHNA i plotëson të gjitha kushtet, mirëpo e natyrës politike do të thotë është se duhet të merret një vendim nga Këshilli i NATO-s për bartjen e përgjegjësive te autoritetet kosovare. Për arsye se nuk është normalizuar hapësira e ulët ajrore e Kosovës, funksionojnë vetëm dy korridore me Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë hapur në vitin 1999”, thotë Berisha.
Kreu i AAC-së thotë se si rezultat i gjithë kësaj problematike, siguria kombëtare e Kosovës nuk është në nivelin e duhur deri në normalizimin e hapësirës së ulët ajrore dhe marrjen e kontrollit të hapësirës së lartë ajrore nga autoritetet e Kosovës.
“Hapësira ajrore, përveç aspekteve ekonomike e ka edhe aspektin e sigurisë, për arsye se duhet të kontrollohet, të menaxhohet dhe të dihet se kush po qarkullon mbi hapësirën ajrore të atij vendi. Me këto menaxhime të cilat për momentin janë në Republikën e Kosovës, në hapësirën e lartë ajrore të menaxhuar nga “Hungarokontrolli” dhe e ulëta që është e mbyllur, ne nuk mund të themi se siguria shtetërore është në nivel të duhur sa i përket kontrollimit të hapësirës ajrore”, thotë Berisha.
Sipas tij, kompania nga Hungaria “Hungarokontrolli, të cilës i ka skaduar kontrata pesë vjeçare në këtë muaj, vetëm në vitin e kaluar ka arritur të inkasoj 7 milionë nga 160 mijë mbikalime që kanë ndodhur mbi hapësirën ajrore të Kosovës.
“Në vitin e kaluar sipas shifrave zyrtare të “Hungarokontrolli” rreth 160 mijë mbikalime janë realizuar në hapësirën e lartë ajrore të Kosovës. Përkthyer në mjete, rreth 7 milionë euro është shuma e përgjithshme. Por kjo ka një tendencë të rritjes së vazhdueshme për arsye se në muajin shkurt të këtij viti ka pasur ngritje 45 përqind, dhe nëse ky trend vazhdon, deri në fund të vitit ky numër do të tejkalon në mbi 200 mijë mbikalime mbi hapësirën ajrore të Kosovës”, thotë ai.
Hapësira e lartë ajrore në Kosovë ishte hapur për herë të parë pas luftës në vitin 2014, dhe që nga ajo kohë kontrollin e hapësirës së lartë ajrore në Kosovë është duke e bërë kompania hungareze “Hungarokontrolli”.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













