Kosova
110 persona janë kthyer nga Siria në Kosovë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se mbrëmë me një aeroplan janë kthyer 110 persona nga Siria, duke përfshirë gra dhe fëmijë.
Ai ka bërë të ditur se Kosova ka qenë e suksesshme për parandalimin e shkuarjes së qytetarëve në zonat e luftës, përcjell albinfo.ch.
Tahiri në konferencën për media tha se institucionet po i ofrojnë ndihmë të gjithë të kthyerve.
“Institucionet po i trajtojnë dhe i ofrojnë ndihmë të gjithë të kthyerve. Ndërsa, të gjithë ata që kanë kryer vepra penale në zonat e luftës do të dalin para drejtësisë dhe do të dënohen konfrom ligjeve”, ka thënë Tahiri.
“Operacioni ka filluar që nga tetori i vitit të kaluar në bashkëpunim me disa institucione. Qëllimi ynë është që të sigrojmë që qytetarët tanë të mos marrin pjesë në konfliktet e huaja por edhe që të kthehen në vendin tonë”, shtoi më tutje Tahiri.
Ndërsa drejtori i policisë, Rashit Qalaj, tha se sipas informatave 30 luftëtarë janë ende atje. Në mesin e tyre janë 49 gra dhe 8 fëmijë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











