Lifestyle
Rita Ora lanson tekilën e saj
Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, po e shndërron dashurinë e saj për tekila në një mundësi biznesi, duke investuar në brendin e saj të alkoolit.
Ylli i hitit “Your Song” është duke i bashkuar forcat me zyrtarët në Conecuh Brands për t’u bërë aksionare dhe partnere kryesore kreative e “Prospero Tequila”.
Sipas Billboard.com, pija do të prodhohet në Don Roberto Distillery në Meksikë, ndërsa Rita është shumë e ngazëllyer për projektin e saj më të ri, përcjell albinfo.ch.
“Kam pasur privilegjin të bashkëpunoj me brendet mahnitëse dhe secilën herë mësoj diçka të re në lidhje me anën afariste të industrisë”, ka thënë këngëtarja në një deklaratë.
“Me këtë partneritet kam dashur ta sfidoj veten për të marrë rol të ri. Të qenit partnere kryesore kreative dhe aksionare më ka mundësuar të investoj kohën dhe energjinë time në një sipërmarrje të re, e cila në thelbin e saj i nxjerr në pah femrat e fuqishme dhe të pavarura”.
“Puna me Stellën dhe vizita e distilerisë ishin një eksperiencë mahnitëse dhe ajo e konfirmoi dëshirën time për ta marrë këtë pozicion brenda kompanisë. Mezi po pres të ngre dolli për këtë partneritet të ri me familjen, miqtë dhe fansat e mi”, shtoi Rita.
“Prapa çdo familjeje të suksesshme qëndron një femër e fortë, e cila shërben si zemra dhe shtylla kurrizore”, shton Stella.
Këto zonja kanë dalë me tri varietete të “Prospero Tequila”: “Blanco”, “Reposado” dhe “Anejo”, me çmimet që fillojnë nga 34.99 dollarë.
Rita është personaliteti më i fundit i famshëm që ngre dolli me tekilën e saj – Justin Timberlake e ka “Sauza 901”, rokerët Sammy Hagar dhe Adam Levine u bashkuan për “Santo Mezquila”, ndërsa George Clooney e ka brendin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm “Casamigos” me partnerin e biznesit Rande Gerber.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













