Autotech
U pamundësohet pjesëmarrja në turne, me gjithë kualifikimin
Video-lojërat në Kosovë janë mjaft të popullarizuara, ku një pjesë e madhe e rinisë janë adhurues të tyre.
Disa prej lojërave më të njohura për momentin janë PlayerUnknown’s Battlegrounds, Fortnite, Apex Legends, Leauge of Legends, Counter-Strike: Global Offensive etj.
Por, ndonëse u kanë kushtuar video-lojërave vite të tëra për t’u bërë profesionistë, lojtarëve të ekipit “Sach.Unique” dhe “Throw Potential”, megjithëse janë kualifikuar për herë të parë të marrin pjesë në një turnir jashtë vendit për lojën CS:GO, atyre u është pamundësuar kjo shkaku i vizave!
Ekipi “Sach.Unique” njëkohësisht ishin edhe fitues të XPortal CS:GO Major dhe më në fund do të ishin pjesë e një gare ballkanike për të treguar aftësitë e tyre.
Në kualifikime, ky ekip i përbërë nga Dionis “sinnopssy” Budeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Sener “SENER1” Mahmuti, Daut “wizard” Agaj dhe Arber “unn1x” Rexhepi, kaluan me rezultat 3-0 dhe ishin favorit të CS ADRIA A1 Event, ky që do të mbahet këtë vikend në Split të Kroacisë.
Ekipi “Throw Potential” me përbërje të lojtarëve me pseudonimet: Coolie, gx, gejmzilla, Bor1 dhe Element ishin befasia e këtij kualifikimi dhe ishin shumë të gatshëm ta vazhdojnë befasinë edhe në Split me fitore, përcjell albinfo.ch.
Pritjet e gjata për të marrë vizën në ambasada e, në anën tjetër, koha e shkurtër prej kualifikimeve deri në fazën e eventit në Kroaci, ishin arsyeja kryesore që këto ekipe nuk arritën të bëhen pjesë e turneut, ku shpërblimi për vendet e para arrinte në mijëra euro.
Ekipet thonë se për marrjen e vizave nuk patën mbështetje as nga qeveria, e as nga ambasadat, të cilat, edhe pse e kanë për qëllim t’i avancojnë të rinjtë në fusha të ndryshme, kësaj radhe përfunduan duke ua shkelur ëndrrat të rinjve kosovarë.
Ky është edhe një shembull tjetër fatkeq ku shumë të rinj kosovarë privohen nga të drejtat tashmë bazike si lëvizja e lirë edhe në shtetet e afërta si Kroacia.
Edhe organizatorët e këtij eventi në Kroaci ishin të prekur nga kjo ngjarje dhe bllokimi i këtyre dy ekipeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë













