Ekonomi
Kompania gjermane shkurton 4.500 vende pune
Sipas raportit, 3.000 nga 4.500 vende pune që do të ndërpriten janë nga administrata dhe teknologjia e informacionit
Kompania farmaceutike Bayer do të shkurtojë 4.500 vende pune në tregun vendor, pas problemeve që u shkaktuan me blerjen e rivalit amerikan ‘Monsanto’, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Në total, 12,000 nga 118,000 vende pune do të shkurtohen në mbarë botën, pasi Bayer kërkon të rritë efikasitetin dhe të rrisë kufijtë e fitimit në kompaninë që ka probleme, përcjell albinfo.ch.
Punonjësit e larguar kanë marrë një letër në tavolinat e tyre duke i informuar ata për shkurtimet, raportoi “RP online”. Shumica e punonjësve do t’u ofrohen paketa të largimit ose daljes në pension të parakohshëm.
Kompania ka 32,100 njerëz të punuar në Gjermani. Sipas raportit, 3.000 nga 4.500 vende pune që do të ndërpriten janë nga administrata dhe teknologjia e informacionit, në selinë e korporatës së kompanisë në Leverkusen, North Rhine-Westphalia.
Shkurtimet do të zhvillohen deri në fund të vitit 2021, duke bërë të mundur që kompania të kursejë 2.6 miliardë euro në vit nga viti 2022, përcjell tutje albinfo.ch.
Bayer po lufton me pasojat e akuzave për efektin kancerogjen të prodhimit për shkatërrimin e barërave të këqija “Round up”, të cilën kompania e ka marrë pas blerjes së ‘Monsanto’.
Më parë, një gjykatë amerikane në San Francisko urdhëroi ‘Monsanto’ të paguajë mbi 80 milionë dollarë dëmshpërblim një personi nga Kalifornia, i cili vuan nga kanceri, sëmundja e të cilit, siç u përcaktua, ishte shkaktuar nga përdorimi i herbicidit popullor “Round Up”.
Gjykata vendosi se ‘Monsanto’ është përgjegjës për sëmundjen e këtij personi, pasi në produktin e kompanisë nuk ishte paralajmëruar rrezikun për shkaktimin e kancerit. Kompania gjermane i ka mohuar akuzat.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












