Tematike
Këto janë firmat më të dashura për punëtorët zviceranë
Në top pesëshin e parë të punëdhënësve më të mirë këtë vit nuk ndodhet asnjëra nga kompanitë e njohura ndërkombëtare që veprojnë në Zvicër si Google, Ikea, Ckisco ose McDonald`s
Për të qenë të kënaqur me punën që kanë në firmën ku punojnë, nuk mjafton vetëm emri i madh ndërkombëtar i firmës dhe madje as paga e majme. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së bërë nga ndërmarrja këshillimore “Great Place to Work”.
Për herë të parë këtë vit ka ndodhur që vendin e parë të punëdhënësit më të mirë ta fitojë një ndërmarrje zvicerane dhe kjo është “Sensirion” me seli në Stäfa të Kantonit të Cyrihut, shkruan 20minuten.ch. Kjo kompani prodhon sensorë që gjejnë përdorim në mjekësi, industri dhe në automjete.
Sipas informacioneve që ofron Sensirion, punonjësit e saj përfitojnë nga shumë favore që u jep punëdhënësi, transmeton albinfo.ch. Ndër favoret e tilla janë abonamentët me çmim të zbritur të teleonit ose një sigurim shëndetësor privat. Rëndësi e madhe në këtë kompani i jepet edhe “argëtimit të përbashkët” në formë të një pasditeje të rehatshme me birrë në terracën e objektit ose ditës së skijimit për të gjithë, që e organizon firma.
Në vendin e dytë për nga niveli i kënaqësisë së punonjësve me punëdhënësin ndodhet DHL Expres (njësia për Zvicër). Është paksa i habitshëm rangimi kaq i larte i kësaj ndërmarrjeje për shpërndarjen e paketave. Ajo, për vite me radhë ka qenë në shënjestër të kritikave për kohën e gjatë të punës dhe ngarkesën e madhe me punë për punonësit, përcjell albinfo.ch. Por si duket, të punësuarit në DHL e duan punën e tyre përkundër kushteve sfiduese në të cilat ata punojnë. Një rol me rëndësi këtu luan sipas kompanisë që ka bërë rangimin, fakti se këtu punojnë shumë veta që nuk kanë ndonjë trajnim profesional të gjatë prandaj këtu fitojnë një perspektivë të mirë.
Është interesante se në top pesëshin e parë të punëdhënësve më të mirë këtë vit nuk ndodhet asnjëra nga kompanitë e njohura ndërkombëtare që veprojnë në Zvicër si Google, Ikea, Ckisco ose McDonald`s.
Sipas Michael Hermann (nga “Great Place to Work”) kompanitë në fjalë ose nuk kanë marrë pjesë në anketë ose e bëjnë këtë në një cikël dyvjeçar. Në anketën e sivjetme kanë marrë pjesë 50.000 të punësuar zviceranë nga 200 kompani. Të anketuarit kanë pasur mundësinë që të shprehin në mënyrë anonime mendimin e tyre mbi temat si respekti, vlerësimi, korrektësia në pagesa dhe krenaria për ndërmarrjen.
Në top pesëshen e parë të punëdhënësve më të dashur hyjnë edhe këto firma: LGT, Hilti dhe Cembra.
Anketuesi ndërkaq nuk i bën të njohur emrat e kompanive që nga kjo anketë rezultojnë më të këqiat.
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë Mediat zvicerane kanë raportuar se gjatë sezonit veror, kur mijëra bashkatdhetarë kthehen në Kosovë për pushime,... -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













