Kosova

Humbën 17 mijë vende pune në Kosovë më 2018

Mbi 17 mijë vende të punës janë humbur në vitin 2018, ndërsa shkalla e papunësisë është rritur gjatë vitit të kaluar. 

Kështu thuhet në raportin e ri të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. Sipas këtij raporti, Kosova në përgjithësi ka shënuar rritje ekonomike prej rreth 4.5 për qind. 

Marco Mantovanelli, drejtor i Bankës Botërore në Prishtinë, megjithatë, kërkoi rritje të efikasitetit të shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, përcjell albinfo.ch.

Mantovanelli tha se Banka Botërore nuk e mbështet “Kosovën e Re”, sepse synon mbështetjen e energjisë së ripërtërishme.