Shkurt.ch
Vozit 195 km/h në vend të 80 të lejuar
Policia kantonale në St. Gallen të dielën në një kontroll ka vërejtur 18 shkelje të shpejtësisë në të gjithë kantonin.
Matjet e shpejtësisë u kryen në autostradën A1 Oberbüren, jashtë qytetit në Lömmenschwil, Bollingen dhe Waldkirch, si dhe në rrugën midis Rheineck dhe Rorschacherberg dhe në Ebnat-Kappel, njofton policia.
Gjithsej, 18 vetura dhe motorë janë ndaluar për shkak se kanë tejkaluar shpejtësinë, derisa pesë prej tyre duhet të dorëzonin patentë shoferin, përcjell albinfo.ch.
Por, një rast ishte më flagrant, ku një boshnjak me motor po voziste 195 km/h, kurse shpejtësia e lejuar ishte vetëm 80 km/h.
Ai duhet të dorëzonte menjëherë patentë shoferin, derisa tashmë e presin edhe masa tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













