Feja
Makolli viziton xhaminë e Lozanës
Në Qendrën Islame Shqiptare në Lozanë është mbajtur një takim me ministrin e diasporës, Ibrahim Makolli
Në këtë qendër, ministri dhe stafi i tij u pritën ngrohtësisht nga kryesia e udhëhequr nga kryetari, Haxhi Ismet Murtezi dhe imami i xhamisë, Mr.Fehim Efendi Abazi. Të pranishëm ishin edhe një numër i konsideruar i besimtarëve të kësaj xhamie. Pasi i falënderoi për vizitën e tyre, imami i xhamisë Efendi Abazi i njoftoi të pranishmit me rolin e kësaj xhamie.
“Në këtë xhami punoj si imam prej një kohe të shkurtë, dhe misioni im është që të jem në shërbim të komunitetit shqiptar për çdo nevojë që kanë, si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar. Po ashtu në këtë xhami, pos riteve fetare islame tradicionale nuk do të lejojmë të zhvillohen kurrfarë ritesh të imponuara nga kulturat e ndryshme nga vendet arabe, sepse feja e pastër islame nuk duhet identifikuar me kulturën arabe. Në këtë ”shtëpi të zotit” do të organizojmë edhe ligjërata të ndryshme fetare dhe kombëtare. Kujdes të posaçëm do t`u kushtojmë mësimeve me karakter fetar dhe sidomos kombëtar me qëllim që të mos bëhet asimilimi i të rinjve shqiptarë.
Për këtë edhe jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha shoqatat shqiptare në Zvicër. Po ashtu jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë personat e vullnetit të mirë, për çka presim edhe ata të ofrojnë idetë dhe këshillat e tyre”, tha në fund të fjalës së tij Imami Efendi Abazi. Në vazhdim të bisedës, haxhi Ismet Murtezi i njoftoi mysafirët për aktivitetet e kësaj qendre. Kjo qendër shqiptare islame ekziston në këto lokale tani e 14 vite. Gjatë kësaj kohe u zhvilluan shumë aktivitete fetare, kulturore, edukative, artistike, humanitare e sportive. Gjatë luftërave të fundit në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe Maqedoni, nga kjo qendër u mblodhën shumë ndihma për shqiptarët në trojet etnike. Pas luftës u organizuan shumë manifestime kulturore, debate fetare e kombëtare.
Rëndësi e veçantë iu kushtua edhe çështjes humanitare ku vlen të theksohet ndihma me rastin e ndërtimit të dy shtëpive në Preshevë dhe një shtëpie në Kumanovë. Në këtë qendër u organizuan shumë debate dhe tryeza të ndryshme edukative ku ishin prezentë shumë personalitete shqiptare nga jeta kulturor, artistike, politike e sportive. Këtu është themeluar edhe një klub futbolli në kuadër të xhamisë. Në lokalet e qendrës, pos riteve fetare zhvillohen edhe aktivitete tjera kulturore e sportive. Në fund, haxhi Ismeti i njoftoi mysafirët se kjo qendër e ka një projekt për të ardhmen. Me ndihmën edhe të tjerëve e sidomos të institucioneve shqiptare dhe afaristëve shqiptarë qendra ka ndërmend të zgjerohet edhe më tepër. Kështu ajo synon të formojë një qendër kulturore, fetare, artistike e sportive ku nën një kulm të mund t`i zhvillojnë aktivitetet e tyre shumë shoqata të ndryshme shqiptare, si shkolla shqipe, klubet sportive e shoqatat tjera.
Ministri Makolli dhe stafi i tij, u shprehën të befasuar për të mirë me aktivitetet e kësaj qendre sepse sipas tyre, kishin informata të tjera apo më mirë të themi dezinformata. “Kjo vizitë na shërbehu që të njoftohemi për së afërmi mbi aktivitetet dhe punën e kësaj qendre”, tha ministri Makolli duke falënderuar këtë qendër për mikpritjen. Ministri Makolli kërkoi nga anëtarët e kësaj qendre që të vazhdohet në këtë frymë dhe se do ta kenë përkrahjen e ministrisë së diasporës për çdo projekt të tyre.
Në fund organizatorët i ftuan mysafirët që të marrin pjesë në manifestimin kulturor e artistik të cilin do ta organizojë kjo qendër me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Manifestimi mbahet të dielën me 01 dhjetor 2012 nga ora 14 në sallen e spektakleve „Chisaz“ në Crissier afër Lozanës.
Setmer Selmani
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











