Lifestyle
Bebe Rexha fiton një tjetër çmim të rëndësishëm
Bebe Rexha arriti të rrëmbejë një çmim mjaft të rëndësishëm në eventin e “iHeartRadio Music Awards”.
Mes emrave të tjerë të njohur, Bebe Rexha u shpall fituese në kategorinë “Kënga më mirë e muzikës country” me “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Pasi mori trofeun, Bebe u shfaq shumë e lumtur për këtë arritje të radhës në karrierën e saj.
Përveç kësaj ajo pati mundësinë të takonte një nga grupet më të njohur dhe të dëgjuar të viteve ’90, Backstreet Boys. Këngëtarja publikoi në ‘Instagram” një video, në të cilën shihet tejet e entuziazmuar që pati fatin të njihej nga afër me djemtë e grupit. “Sinqerisht njerëzit më të mirë që kam takuar. Sikur Bebe e re ta dinte që do i ndodhte kjo gjë një ditë. Meqë ra fjala dështova keq”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Backstreet Boys janë ndër grupet më të njohura që vazhdojnë ende dhe sot, pas më shumë se 20 vitesh, të korrin sukses njësoj si ditën e parë. Ndërkohë kujtojmë se një vit më parë Bebe Rexha fitoi një tjetër çmim në “iHeartRadio Music Awards” me po të njëjtën këngë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta
















