Bota
Fëmijët në duar të ISIS-it, babai ende me shpresa
Tashmë babai 37 vjeçar ka udhëtuar në Irak, me shpresën se do të arrijë të hyjë në Siri dhe t’i marrë fëmijët e vet
Para katër vjetësh, Rashida, gruaja e Bashir Shikder (nga Bangladeshi), mori dy fëmijët e saj dhe udhëtoi për në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, duke shpërfillur ankthin dhe lutjet e burrit të saj për t’u kthyer në shtëpinë e tyre në Florida, raporton ‘The Guardian’, transmeton Alsat-m.
Pasi dëgjoi se gruaja e tij ka vdekur dhe se fëmijët e tij, Yusufi nëntë vjeçar dhe Zahra pesë po mbahen nga xhihadistët, Bashiri udhëtoi për në Irak me shpresën se do të mundë ta kalojë kufirin në Siri dhe t’i shpëtojë fëmijët.
“Yusufi im, Zahra ime, ata janë vetë jeta ime. Ajo që më bie ndër mend është se si vraponte, si luante me Lego. Ndërsa Zahra, ajo ishte e qetë, e urtë. Dhe ajo që më kujtohet, është buzëqeshja e saj e bukur”, kështu i kujton fëmijët e tij Bashir Shikder, që tashmë kanë mbetur në duar të ISIS-it, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2015, Shikder shkoi për pelegrinazh në Mekë. Prej aty, gruaja e tij Rashida, i mori dy fëmijët, djalin atë kohë pesë vjeç dhe vajzën nëntë muajshe dhe shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it.
Në janar të këtij viti, Rashida u vra gjatë një sulmi, kurse fëmijët mbetën me lëndime serioze.
Tashmë babai 37 vjeçar ka udhëtuar në Irak, me shpresën se do të arrijë të hyjë në Siri dhe t’i marrë fëmijët e vet.
“E kam një shpresë të madhe se do të mund t’i takoj fëmijët e mi, t’i përqafoj dhe t’i marr me vete”, ka thënë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=DEZCZ4g5UTs
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













