CH-Ballkani
Gratë shqiptare janë nënat më të reja të Evropës
Për çdo 100 lindje gjatë 2017-s në Shqipëri, 45 ishin lindje për herë të parë, 36 ishin lindje të fëmijës së dytë, 13 ishin lindje të fëmijës së tretë dhe vetëm 4 lindje ishte lindje pas 3 fëmijësh

Sipas një publikimi të fundit nga Eurostat, gratë shqiptare janë nënat më të reja të Evropës. Mosha mesatare e nënave për herë të parë në Shqipëri është 26.1 vjeç, më të rejat në Evropë së bashku me Bullgarinë.
Mosha mesatare më e ulët u shënua në Bullgari, njësoj si në Shqipëri, e ndjekur nga Rumania me 26.5 vjeç, Letonia 27.1 vjeç, Lituania 27.5 vjeç. Në kontrast, mosha mesatare e nënave për herë të parë ishte mbi 30 vjeç në Itali me një moshë mesatare prej 31.1 vjeç, Spanjë 30.9 vjeç, Luksemburg 30.8, Greqi 30.4 dhe Irlandë 30.3.
Ndërsa në krahasim me rajonin Shqipëria ka një diferencë të dukshme për sa i përket moshës së nënave për herë të parë. Në Maqedoni mosha mesatare e nënave për herë të parë ishte 26.9, ndërsa në Serbi 27.8.
Sipas “Monitor” në 2017-n numri total i lindjeve në Shqipëri ishte 30896, prej të cilave lindje për herë të parë ishin 12,918 lindje. Rreth 10.8% e këtyre lindjeve u kryen nga vajza nën 20 vjeç, që do të thotë se Shqipëria të renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente, pas Bullgarisë dhe Rumanisë, në të cilat lindjet për herë të parë nga nënat adoleshentë ishin përkatësisht 13.8% dhe 13.9%, përcjell albinfo.ch.
Rreth 72% e lindjeve për herë të parë u kryen nga nëna që i përkisnin moshës në intervalin 20-29 vjeç. Ndërkohë 16.1% e këtyre lindjeve u kryen nga nëna që i përkisnin moshës 30-39 vjeç. Nga ana tjetër Shqipëria ka përqindjen më të ulët të lindjeve për herë të parë nga nëna mbi moshën 40 vjeç. Ato përbënin rreth 1% të totalit të lindjeve për herë të parë në 2017-n.
Për çdo 100 lindje gjatë 2017-s në Shqipëri, 45 ishin lindje për herë të parë, 36 ishin lindje të fëmijës së dytë, 13 ishin lindje të fëmijës së tretë dhe vetëm 4 lindje ishte lindje pas 3 fëmijësh.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj