Bota
Bosnja përgatitet për një shtim migrantësh
Autoritetet boshnjake presin për një përshkallëzim të numrit të migrantëve në rrugën ballkanike gjatë vitit 2019, deklaroi ministri i Sigurisë, Dragan Mektiç, i cili shprehu keqardhje për mungesën e një zgjidhjeje europiane në këtë drejtim.
Bosnja u kursye gjatë valës migratore 2015-2016, por e gjeti veten sërish në një rrugë të re ballkanike në fillim të vitit 2018, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ky vend malor, i cili ndan një vijë të gjatë kufitare prej qindra kilometrash me Kroacinë, anëtare e Bashkimit Europian, u përshkua nga 25 000 migrantë në 2018-ën, përfshirë 22 000 të tjerë, të cilët u larguan nga territori i tyre, sqaron Mektiç, në një intervistë dhënë medias.
Mes janarit dhe shkurtit 2019, rreth 2 300 persona hynë ilegalisht, ndërkohë që rreth 3 500 persona janë aktualisht të strehuar në tetë qendra pritëse, kryesisht në rajonin e Bihaçit, në kufi me Kroacinë.
Autoritetet po përgatiten për një valë edhe më të madhe me ardhjen e pranverës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











