Bota
Nju Jork: Nderohen aktivistët, mblidhen fonde për sinagogën në Prizren
Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” nderoi të shtunën mbrëma në Nju Jork disa aktivistë dhe grumbulloi fonde për një muze hebraik në Prizren. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në Nju Jork dhe na dërgoi këtë kronikë:
https://av.voanews.com/Videoroot/Pangeavideo/2019/03/b/ba/ba72692e-2b9b-411e-90aa-2c1466a34042_mobile.mp4?download=1
Motrat Qiriazi”, një organizatë e hershme e grave shqiptaro-amerikane mblodhi mbrëmë në Nju Jork aktivistë dhe donatorë për të shpërndarë disa çmime vjetore.
Avokatja Beti Beno është presidente e organizatës.
“Është një organizatë që merret me emancipimin e gruas. Gjithashtu kemi ndihmuar shkollat, artin, kulturën dhe u përgjigjemi kërkesave të komunitetit duke qenë të pranishëm në plotësimin e këtyre kërkesave.”
Por të shtunën, organizata u mblodh me një mision të veçantë. Përveçse nderoi me çmime disa personalitete shqiptaro-amerikane, ajo ndihmoi në grumbullimin e fondeve për një muze shqiptaro-hebraik që do të shërbejë edhe si qendër e Bashkësisë Hebraike të Kosovës, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Fjala është për rinovimin e një ndërtese të vjetër në Prizren që bashkiua e qytetit i ka dhënë për përdorim Bashkësisë Hebraike të Kosovës.
Biznesmenët e Nju Jorkut, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, janë kryesorët që po mbështesin me fonde këtë projekt, i cili do t’i shërbejë qëllimit humanitar të promovimit të tolerancës.
Zoti Bajraktari thotë se ky muzeum dhe qendër komunitare do të tregojnë historinë e hebrenjve shqiptarë si dhe historinë e Besës dhe bujarisë shqiptare.
“Rrustem Gecaj dhe unë jemi angazhuar të grumbullojmë 50 mijë dollarë për muzeumin. Deri tani, kemi mbledhur mbi 30 mijë dhe deri në fund të këtij muaji do të arrijmë shumën 50 mijë. Ju falenderoj për bujarinë tuaj.”
Projekti realizohet me mbështetjen e ligjvënësit Eliot Engel, kryetar i komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve. Në emër të ligjvënësit, foli bashkëshortja e tij, Patricia Engel.
“Ngritja e një muzeu të ri të bukur në një vend me shumicë myslimane në një qytet me tre fe monoteiste tregon se është e mundur që njerëz me besime të ndryshme të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni.”
Teuta Sahatçija është përfaqësuese diplomatike e Kosovës në Nju Jork, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
“Qeveria e Kosovës e ka dhënë ndërtesën. Komuna i ka dhënë të gjitha lejet. Por ajo ndërtesë, me ndihmën tuaj do të bëhet shtëpi… Shqiptarët edhe kësaj here dëshmojnë që jo vetëm në Luftën e Dytë Botërore i kanë shpëtuar hebrejtë prej holokaustit, por dëshmojnë çdo ditë që janë afër, që njerëz të ndershëm, që janë aty kur dikujt i nevojitet.”
Organizata e grave “Motrat Qiriazi” nderoi një numër personalitetesh që luajnë rol të dalluar në komunitetin shqiptar.
Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, shprehu mbështetje për organizatën.
“Do të dëshiroja të shprehja mirënjohje për të gjithë ju që shpesh në mënyrë vullnetare ndihmoni për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe, kulturën dhe traditën shqiptare.”
Në mbrëmjen festive, sopranoja Lindita Mezini Lole u nderua me çmimin Gruaja e Vitit; Afërdita Osmani Mësuese e Vitit, Dino Erbeli për filantropi, në mbështetje të Fondit për Fëmijët pranë Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane dhe pianistja Hermira Gjoni për kontribut të shquar në Arte dhe Edukim.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











