Bota
Shqipëria, destinacion me potencial turistik gjithëvjetor
Shqipëria, tashmë e kthyer në një destinacion turistik gjithëvjetor, po tërheq përherë e më shumë turistë vendas dhe të huaj dhe gjatë sezonit dimëror.
Turistët e aventurës po shijojnë fundjavat në atraksionet e veçanta, të cilat i eksplorojnë duke bërë shëtitje me biçikleta, hiking dhe rafting, i cili në vitet e fundit po zhvillohet shumë në zonat ku ka mundësi për këtë aktivitet.
Rafting bëhet në Vjosë, në Përmet, Valbonë, në të gjithë lumenjtë e Shqipërisë, pasi Shqipëria ka një reliev të larmishëm dhe mjaft interesant ku ofron mundësi eksplorimi për turistët, transmeton “ATSH”.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, u shpreh se “rafting, sport gjithnjë e më shumë i preferuar. Lumi Shkumbin, një mundësi më shumë për t’u shfrytëzuar për turizëm, për sportet e aventurës edhe në dimër. Shqipëria, destinacion me potencial turistik gjithëvjetor”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













