Bota
Hungaria ofron kredi për familjet për të lindur fëmijë
Programi me 7 pika përfshin një kredi prej 35,500 dollarë për gratë nën 40 vjeç që martohen për herë të parë
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka lajmëruar përfitime tatimore dhe subvencione për të inkurajuar familjet që të bëjnë më shumë fëmijë.
Ai tha se politika synon të krijojë më shumë hungarezë në vend që të mbush këtë hendek në popullsi nëpërmjet emigrimit, diçka që bën Bashkimi Evropian.
Kryeministri, që është kundërshtues i emigrimit, lajmëroi se Qeveria do të ofrojë ndihma financiare dhe subvencione për të shtuar normën e lindjes.
Viktor Orban tha në fjalimin vjetor për “Gjendjen e Kombit” se kjo politikë është përgjigja e Hungarisë ndaj rënies së popullsisë, gjë që përjashton emigrimin.
“Numri i fëmijëve në Evropë është në rënie të vazhdueshme. Për perëndimin, përgjigja ndaj kësaj sfide është emigrimit. Por ne nuk kërkojmë thjesht shifra, ne duam fëmijë hungarezë”, tha Orban, transmeton ‘Scan’.
Në vitin 2016, norma e lindjeve në Hungari qëndroi në 1.45 lindje për grua. Programi me 7 pika përfshin një kredi prej 35,500 dollarë për gratë nën 40 vjeç që martohen për herë të parë, përcjell albinfo.ch.
Një e treta e kredisë do të falet pas fëmijës së dytë dhe e gjithë shuma e kredisë do të zerohet pas fëmijës së tretë.
Një tjetër pikë e programit do të ofrojë përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat për çdo grua që ka 4+ fëmijë.
Masat e reja do të ofrojnë gjithashtu subvencione ndaj familjeve në varësi të numrit të fëmijëve që kanë si dhe mbështetje shtetërore për blerjen e çdo veture me shtatë vende.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














