Lifestyle
Filmi “Glass” prin në arkat filmike
Fundjava doli pak më mirë se sa pritej për filmin “Glass”, që ende zotëron vendin e parë në arkat filmike në SHBA. Këtë fundjavë “Glass” ka fituar rreth 19 milionë dollarë, duke i çuar në 100 milionë dollarë përfitimet në total.
Filmat e rinj “The Kid Who Would be King” dhe “Serenity” hasën në vështirësi për të hyrë në listën e top 10 filmave më fitimprurës. Ndërsa, filmat “The Favourite”, “Bohemian Rhapsody” dhe “A Star is Born” gjithashtu patën fitime të konsiderueshme, përcjell albinfo.ch
Në vendin e dytë u rendit filmi “The Upside”, me rreth 12.2 milionë dollarë përfitime, derisa totali i fituar nga shitja e biletave ka arritur në 63 milionë dollarë. “Aquaman” u rendit i treti me 7, 35 milionë dollarë. Listën e top-5 filmave më fitimprurës të fundjavës e përmbyllin “Spider-Man: Into the Spider-Verse” dhe “The Kid Who Would be King”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












