Integrimi
“Parandalo”: Hapat që duhet të ndiqni për të gjetur një punë në Zvicër
Shoqata “Parandalo” edhe zyrtarisht nga muaji mars do të hapë qendrën e saj, ku mund të kërkoni zgjidhje të problemeve eventuale edhe në gjuhën shqipe dhe të trajtohen të gjitha rastet falas dhe në mirëbesim.
Nëse keni punuar në Zvicër për të paktën një vit, e pastaj keni mbetur pa punë, atëherë mos u shqetësoni, sepse Zvicra ka një sistem të jashtëzakonshëm të përfitimit të papunësisë.
Shumica e njerëzve, përfshirë edhe të huajt me leje pune të vlefshme, kanë të drejtën e 80 për qind të pagës së tyre të fundit.
Ata që përfitojnë pagesë papunësie janë nën detyrime të caktuara, duke përfshirë takime të shpeshta me qendrën e punës dhe presionin për të aplikuar për punë.
Megjithatë, nuk është edhe kaq lehtë.

Janë jo pak rregulla që duhet t’i ndiqni gjatë kohës që jeni i papunë në Zvicër.
Pikërisht për këtë temë shoqata “PARANDALO” kishte organizuar një debat të dielën në Oerikon.
“I/e i papunë – Ku? Çfarë? Si? dhe orientimi në profesion!” janë disa nga pyetje që kanë marrë përgjigje nga Hanni Bütler, këshilltare për profesion, studim dhe karrierë dhe Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i sigurimeve shoqërore.
Zvicerania Bütler shpalosi ofertën e qendrës “Laufbahnzentrum” në Zürich.
Ajo thotë se i këshillojnë të gjithë të interesuarit për t’i orientuar më shpejt në tregun e punës.
Ofertat e tyre për profesion, studim dhe karrierë janë të dedikuara edhe për të huajt në Zvicër.
Bütler ka bërë të ditur se janë 41 mijë vende pune të lira për zanat. Gjithashtu ajo ka thënë se ndërmjetësojnë njohjen e diplomave të huaja në Zvicër.

Nga ana tjetër, Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i sigurimeve shoqërore, ka kërkuar nga të pranishmit që të kenë kujdes në rregullat që duhet të ndiqen në kohë sa janë të papunë.
Përveç afateve ligjore për paraqitjen e tyre në qendrat e punësimit RAV, të papunët duhet të jenë aktivë duke kërkuar punë.
“Sigurimi i papunësisë është i obligueshëm dhe punëtorët paguajnë kontribute për të siguruar veten e tyre kur të mbeten pa punë”, thotë Ibrahimi, duke treguar se sigurimi i papunësisë daton nga viti 1984, ndërsa origjinën e kanë nga sindikatat.

Në Zvicër operojnë 30 arka të papunësisë
Të pranishmit kanë marrë përgjigje për të drejtat e tyre dhe përgjegjësitë ndaj arkës së punësimit nëse sëmuren ose aksidentohen.
Shoqata “Parandalo” edhe zyrtarisht do të hapë nga muaji mars qendrën e saj, ku mund të gjejnë zgjidhje problemet edhe në gjuhën shqipe dhe të trajtohen të gjitha rastet falas dhe në mirëbesim.
Në një qendër të tillë do të organizohen edhe aktivitete të tjera dhe se do të jetë e hapur edhe për komunitetet e tjera, përveç shqiptarëve, tha Valdete Hoti, kryetare e shoqatës “Parandalo”.
Përveç ndërmjetësimit të rasteve të ndryshme, shoqata “Parandalo” ishte bërë e njohur edhe me organizimin e tryezave, në të cilat të interesuarit, shumica shqiptarë, kanë marrë informacione të dorës së parë nga ekspertët e fushave të ndryshme.

Xhemal Selimi, organizator dhe themelues i shoqatës “Parandalo”, në fund ka ftuar të pranishmit që të anëtarësohen në shoqatën e tyre, duke iu bashkangjitur në aktivitetet e tyre.
Financiarisht organizimin e tryezave e kishte mbështetur Enti për Integrim i qytetit të Cyrihut, ndërsa tani disa nga tryezat janë organizuar edhe në qytetin e Bazelit.
Wallisellenstrasse 429
8050 Zürich
Tel.076 386 88 44
Tel.076 233 11 10
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












