Tematike
Integrimi në zonat rurale, sfida e radhës për EKM
Në konferencën me temën “Bashkëjetesa në zonat rurale – shembujt, përvojat dhe njohuritë”, janë prezantuar projektet e programit "Periurban"
Pothuaj e gjithë përpjekja për integrimin e të huajve ka qenë deri vonë veprimtari “e rezervuar” për hapësirat urbane, për qytetet. Ka ndodhur kjo për arsyen e thjeshtë se përqendrimi i të huajve është më i madh në qytete se sa në zonat rurale dhe me këtë, zonat urbane janë ballafaquar më herët dhe më dendur me sfidën e bashkëjetesës me të huajt gjegjësisht të integrimit të tyre.
Por, me kalimin e kohës edhe zonat rurale fshatare ose periferike po përballen me probleme të natyrës së ngjashme. Duke pasur parasysh lidhjet e mira të trafikut me qytetet dhe qendrat e punës, edhe këto zona po bëhen atraktive dhe po tërheqin si vendësit ashtu dhe të huajt.
Nisur nga kjo rrethanë, Komisioni Federal për Çështje të Migracionit, prej vitit 2008 ka filluar programin “Periurban” që i dedikohet promovimit të formave më të përshtatshme të bashkëjetesës në mes të vendësve dhe të huajve në zonat rurale.
Në konferencën e mbajtur më 18 qershor në Bernë me temën “Bashkëjetesa në zonat rurale – shembujt, përvojat dhe njohuritë”, janë prezantuar projektet e këtij programi, është debatuar për to dhe janë shkëmbyer përvoja në mes të komunave bartëse të këtyre projekteve, EKM-së, si koordinues dhe realizues i tyre dhe përfaqësuesve të komunave e subjekteve tjera të interesuara.
“Zvicra e prezanton dhe promovon veten si një botë fshatare. Ajo, kështu se paku është ngulitur në kokat tpna , është krijuar nga bujq dhe barinj. Zvicerani tipik sot është një banor fshati. Ndërsa strukturimi federalist i vendit, pesha e ndikimit politik, vlerësimi për atë se çfarë në të vërtete është tamam “zvicerane”, janë kriteret një bote fshati”, ka theksuar në fjalën e tij të hyrjes kryetari i EKM, Walter Leimgruber. Më tutje ai ka nënvizuar se “Zvicra është një fshat dhe sot në këtë vend mund të jetosh praktikisht në secilin fshat, pa qenë për çkadoqoftë i izoluar. Nga fshati deri në qendrën e afërme qytetar është si të thuash, aty ngjitur, lidhjet e komunikacionit janë optimale”.
Duke shoshitur më tutje karakteristikat e rrethit jetësor fshatar në Zvicër, Leimgruber ka folur për nevojën që edhe këto rrethe të ndërlidhen në projektet për integrim. Për të realizuar këtë, EKM ka iniciuar që nga viti 2008 programin “Periurban” ku ka përfshirë gjashtë projekte në gjashtë regjine fshatare të Zvicrës gjermane dhe asaj franceze, gjegjësisht për regjionin Broye, Chablais, Freinamt, Kantoni Glarus dhe Rheintal-i i St. Gallenit.
Në këto regjione, sipas Leimgrüber është arritur të ngrihet një bashkëpunim regjional dhe ndërtimi i strukturave. Këto struktura kanë dinamizuar bashkëjetesën dhe integrimin në këto regjione duke ngjallur te to frymüen e bashkëpunimit në novel regjional e jo veëm komuna, siç ka qenë më parë.
Për periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2015 është duke rrjedhur faza e dytë e programit, i cili tash është shtrirë në tetë komuna tjera, po ashtu, të zonës gjermane dhe asaj franceze te Zvirës. Fjala është për regjionet: Chablais, Glarus Süd, Fricktal, Unteres Frei-amt, St. Galler Rheintal, Region Weinfelden, Valais central dhe Val-de-Travers Realizimi i tyre, ka thënë Leimgrüber kushtëzohet nga qëndrimi që vendësit kane ndaj të huajve, frika e mosbesimi që kanë ata nga kontaktet me të huajt etj. Përfaqësuesit e këtyre regjioneve lanë prezantuar para të pranishmëve përvojat e tyre të fituara pastaj kanë shkëmbyer ato me aktorët tjerë të konferencës etj.
Bazuar në rezultatet e deritashme EKM synon që programin ta vazhdojë edhe për periudhë 2016 deri 2020. Për këtë arsye, siç ka thënë kryetari, Leimgrüber, në vitin 2015 do të ftohen edhe njëherë regjionet periurbane për t`ua ndarë projektet përkatëse.
Në konferencë, kontributet e tyre i kanë prezantuar edhe Vibiane Cretton , profesoreshë dhe hulumtuese në HES-SO Wallis dhe Georg Tobler, Byroja për zhvillimin e qyteteve dhe aglomeracioneve.
Krahas paraqitjeve plenare, punimet janë zhvilluar edhe në formë debati dhe në rrethe të ngushta përmes tryezave të rrumbullakëta, sipas temave të trajtuara.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











