Autotech
19 vjeçari nga Kosova gjen një gabim të madh në Skype, pret të shpërblehet
Florian Kunushefci është 19 vjeçari nga Kosova që ka arritur të gjejë një dobësi në Skype, e për çka më pas kishte kontaktuar Microsoftin për ta eliminuar këtë dobësi.
Një gabim në Skype mund të jepte qasje në telefonat Android duke e anashkaluar kodin, me ç’rast do të mund të shfrytëzoheshin të dhëna të ndryshme si foto, kontakte, madje edhe të hapje disa dritare të shfletuesit.
Kunushefci për Koha.net bën të ditur se si kishte kontaktuar më Microsoftin që tashmë ka eliminuar këtë problem.
“Dobësinë së pari e kam raportuar më 22 tetor në Microsoft dhe kam marr përgjigjen e parë më 23 tetor. Dobësia e raportuar ka marr kohë deri sa është rregulluar dhe më 23 dhjetor kjo dobësi nuk ekziston më”, ka treguar Kunushefci.
Ai tregon se si e zbuloi këtë dobësi.
“Pasi që jam përdorues i Skype gjersa isha duke punuar me të, pata një ndjesi që ka diçka që nuk shkonte, me një funksion të aplikacionit ku më jepte më shumë funksione se sa duhej. Pasi që e kam vërejt këtë kam filluar të mendoj ndryshe nga një shfrytëzues i thjesht, ku pas kësaj kam hulumtuar dhe kam gjetur se ka mundësi të qasem në pjesën ku kërkohet ‘authentication’ të Androidit”, ka thënë ai për Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Ai thekson se kjo dobësi më tepër i përket Skype-it, derisa pret të shpërblehet me “Hall of Fame” në mesin e hakerëve të tjerë.
“Mendoj se kjo dobësi i përket më shumë Skype-it pasi që gjatë ndërtimit të aplikacionit nuk janë paraparë masat e sigurisë për mos qasje në disa pjesë. Dobësinë e kam raportuar në Microsoft dhe pritet që nga mesi i janarit të shpërblehet me ‘Hall of Fame’ në mesin e hakerëve të tjerë që kanë raportuar në Skype”, ka thënë ai.
Më poshtë mund ta shikoni një video që e demonstron këtë dobësi.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












