Kosova
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian mbështet liberalizimin e vizave
Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se e mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Prishtinë, Wieland tha se shpreson se Kosovës nuk do t’i vendosen kushte të reja në këtë proces.
“Unë do t’ju mbështes që të mos ketë kushte shtesë, përpos atyre kushteve që ju keni pasur. Fatkeqësisht, nuk mund t’ju premtoj se kur do të bëhet kjo (liberalizimi i vizave), për arsye se ka disa qeveri që ende nuk janë të bindura që ta përkrahin”, tha Wieland.
Ai tha se udhëheqësit politikë të Kosovës nuk duhet t’iu premtojnë njerëzve data se kur ata mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Schengen.
Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Wieland tha se kjo “nuk është ide e mirë”.
“Unë isha shumë i drejtëpërdrejtë me kryeministrin dhe i thashë se në momentin e parë që kam dëgjuar njerëz që propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar. Por, u bëra shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares (gjermane) Angela Merkel që e sqaroi se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar (kufijtë) në këto rajone, sepse ka më shumë ndikime sesa në rajone të tjera në botë. Unë nuk mendoj se kjo është një ide e mirë”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministri Haradinaj tha se ka kërkuar mbështetjen e Wieland dhe të Gjermanisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
“Për mua është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë, e zotit Wieland. Ia kërkova ndihmën sepse ne e kemi të vështirë t’ia shpjegojmë Gjermanisë të vërtetën për ne dhe kërkoj nga ai që të vazhdojë t’ua tregojë të drejtën e Kosovës të gjithëve”, tha Haradinaj.
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit që nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Schengen.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve Në mes të një vale të nxehti, qeveria austriake ka rënë dakord ta bëjë më të... -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët














