Bota
Arrestohet shoferi gjerman që shtypi me veturë shumë shtetas të huaj
Në Gjermani është arrestuar një person i dyshuar për sulme të qëllimshme me makinë ndaj të huajve. Dyshohet se sulmet në qytetin Bottrop janë kryer me motive raciste
Kundër 50-vjeçarit të arrestuar është ngritur aktakuzë për tentativë vrasjeje të shumëfishtë me makinë. Personi me origjinë gjermane është arrestuar pas sulmeve të qëllimshme me makinë ndaj njerëzve me origjinë të huaj. Këto të dhëna ka kuptuar prokuroria në Essen si dhe policia në Recklinghausen dhe Münster, raporton DW.
Personi i arrestuar është futur me makinë në natën e Vitit të Ri në disa grupe njerëzish dhe ka lënduar tetë persona. Një grua ka pësuar lëndime të rënda, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i qartë: Vrasja e të huajve
Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer e ka dënuar këtë sulm me motive armiqësore ndaj të huajve. Ai tha se “është i shqetësuar thellë”. Ndërsa ministri i Brendshëm i Renanisë Veriore Vestfalisë, Herbert Reul (CDU), tha se qëllimi i qartë i 50-vjeçarit ka qenë vrasja e të huajve. Sipas tij, është e qartë se personi ka pasur probleme mendore. Por sipas të dhënave të deritanishme të policisë, gjermani 50-vjeçar deri tani nuk ka qenë i regjistruar në dosjet e tyre.
Prokuroria dhe policia kanë bërë të ditur se lëndimet më të rënda trupore, të rrezikshme për jetën, ka pësuar një femër 46-vjeçare me origjinë nga Siria. Ndërkohë ajo është operuar dhe mjekët thonë se më nuk është në rrezik për jetën. Gjatë këtij sulmi janë lënduar edhe burri i saj 48-vjeçar, si dhe dy vajzat e tyre të moshës 16 dhe 27-vjeçare. Ky person ka goditur me makinë edhe një fëmijë katërvjeçar dhe nënën e tij 29-vjeçare me origjinë nga Afganistani si dhe një vajzë 10-vjeçare me origjinë nga Siria. Të gjithë ata kanë marrë ndihmën e parë nga mjeku dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Atentatori ka sulmuar me makinë edhe një grup njerëzish në Essen, por ata kanë mundur me kohë të ikin nga sulmi. Megjithatë, para se të arrestohej ai ka sulmuar edhe një person me origjinë turke dhe e ka lënduar në këmbë.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente











